Bayern Munchen gati të transferojë edhe një tjetër lojtar

81

Pas transferimeve të Pavard dhe Hernandez, Bajenri i Mynihut është gati të transferojë edhe një tjetër lojtar.

Bëhet fjalë për yllin e Atletico Madrid, Rodrigo. Sipas të përditshmes spanjolle ‘AS’ klauzola e lojtarit është 70 milionë euro dhe drejtuesit bavarezë janë të gatshëm të paguajnë vlerën për të kompletuar repartin e mesfushës.

Nëse arrihet marrëveshja me Rodrigon, atëherë Bayern do të kishte dy mesfushorë shkatërrues.

Për mesfushorin spanjoll të interesuar janë edhe skuadra e Manchester Cityt.