Bayern Munchen bën hapin e parë për Leroy Sane

1330
Sigal

Bayern Munchen është gati të bëjë një çmenduri financiare, vetëm për Leroy Sanenë.

Anësori ofensiv i Manchester Cityt, i cili vazhdon të shtyjë ofertat për rinovim të klubit anglez, si rrjedhojë edhe e një marrëdhënieje të ftohtë me trajnerin Pep Guardiola (në 2019-ën ka luajtur vetëm si zëvendësues), është shndërruar në objektivin kryesor të gjigantëve të Bundesligës, që shohin te talenti gjerman zëvendësuesin e duhur të Frenk Riberisë dhe Arjen Robenit.

Por nëse çështja me Cityn mbi vlerën e kartonit të lojtarit është diçka që mund të diskutohet në vazhdim, ndërkohë presidenti Uli Hënes kërkon të bindë lojtarin, duke i ofruar Sanesë “çek të bardhë” për pagën që 23-vjeçari pretendon, pse jo të shkojë edhe mbi 15 milionë eurot që përfiton aktualisht sulmuesi Robert Lewandowski.

Bayerni e ka bërë hapin e parë të rëndësishëm për blerjen e Sanesë.

Tani i takon këtij të fundit që të vlerësojë ofertën bavareze dhe të ardhmen.