Sigal

Merkato e këtij viti është pranë mbylljes, por kjo gjë nuk i ndalon ekipet të mendojnë për përforcimet e sezonit të ardhshëm. Skuadra e Bayernit po përgatitet të gjejë zëvendësuesin e dy nga lojtarëve të saj më të mirë këto 10 vitet e fundit, Arjen Robben dhe Frank Ribery, të cilët do të largohen në fund të këtij sezoni. Bavarezët  kanë vënë si synim të tyrin sulmuesin e Juventusit, Paulo Dybala, i cili shihet si përforcimi i duhur për lojën e gjermanëve.

Drejtuesit bavarezë në muajt në vijim pritet të nisin kontaktet me zyrtarët  e juventusit në lidhje me një transferim të mundshëm të Dybalas në Munich. Nga ana e tyre drejtuesit e juventusit nuk do të pranonin më pak se 100 milion euro për argjentinasin që e blenë 40 milion euro para 3 vitesh tek Palermo.

Sipas gazetës gjermane Bild një emër tjetër në radarin e Bayernit është edhe sulmuesi i Atletico Madrid, Antoine Griezmann .