Bayern do t’i rinovojë kontratën Robben e Ribery, futbollistët pranojnë klauzolën e rëndësishme

159
Bayern Mynchen duke parë rëndësinë e dy futbollistëve në skuadër, Robben e Ribery, ka vendosur t’ju rinovojë kontratën. Klubi gjerman me titullin e 6-t radhazi të siguruar, është vënë në punë për të ripërtërirë kontratën me holandezin dhe francezin, të cilët pritet të jenë titullarë në çerekfinalen e kthimit të Ligës së Kampionëve kundër Sevilla.
Gazeta ‘Kicker’ shkruan se Robben (34 vjeç) dhe Ribery (35 vjeç) do të zgjasin kontratën e tyre në “Allianz Arena” deri në vitin 2019. Të dy lojtarët kanë rënë dakord për të vazhduar bashkëpunimin me një klauzolë të rëndësishme: ata do të kenë më pak përparësi (minuta) në ekip.
“Ata janë vendimtar për mënyrën se si luajnë, janë të dy lojtarë të klasit të parë”, – thotë Karl-Heinz Rummenigge. Këtë sezon, pa shkuar më tej, Ribery ka shënuar një gol dhe ka ndihmuar në një rast tjetër në 19 ndeshje të Bundesligës. Ndërkohë, Robben ka shënuar pesë gola dhe ka asistuar në 7 gola të tjerë në kampionatin gjerman.