Basketboll, kombëtarja përgatitet për sfidat ndaj Holandës e Austrisë

459
Ekipi kombëtar i Basketbollit vijon përgatitjet për ndeshjet zyrtare me Austrinë, 11 dhe 19 gusht, si dhe Holandën 2 dhe 9 gusht. Skuadra do prezantohet ditën e sotme gjatë një konference për shtyp “Eliminatoret e Basketbollit Meshkuj të Rritur” ora 10:00 në Sallën e lojërave “Feti Borova”.
Në një njoftim të shpërndarë për mediat, presidenti i FSHB, Avni Ponari, ka deklaruar se ekipi kombëtar do vijojë përgatitjet për ndeshjet zyrtare, në një turne miqësor në Armeni, ndërsa është parashikuar një testim edhe me Kosovën në 22-23 korrik
“Siç jeni në dijeni si nga njoftimet ashtu edhe programi i paraqitur, ekipi kombëtar sivjet ka nisur përgatitjet në datën 2 korrik 2017, për të vazhduar me aktivitetet e konfirmuara miqësore, ndeshje miqësore me ekipin e Kosovës dt. 22-23 korrik, turne miqësor në Armeni 24-29 korrik dhe për të vazhduar më tej me ndeshjet zyrtare me ekipet e Austrisë në dt. 2 gusht në Tiranë, 9 gusht në Holandë, 11 gusht në Austri dhe ndeshja përmbyllëse në 19 gusht kundër Austrisë.

Grupi është i fortë ashtu siç edhe do të flasë trajneri, i cili ka ndjekur nga afër edhe ndeshje miqësore të ekipit të Austrisë.
Përpjekjet tona janë maksimale për t’i krijuar një klimë sa më të favorshme përgatitjes dhe plotësimit të kërkesave të ekipit.

Është bërë e pamundura, akoma kemi shumë për të bërë. Jeni tanimë në dijeni të gjithë avarisë me sallat derisa u sistemuam në pallatin e ri ku dhe do të zhvillohen ndeshjet miqësore me Kosovën dhe ato zyrtare me Austrinë dhe Holandën.

Fokusi ynë, sigurisht kanë qenë përgatitjet jo vetëm të ekipit të meshkujve por edhe ato të moshave, që janë grumbulluar herët në Tiranë, Vlore dhe Përmet dhe qe udhëtojnë drejt Rumanisë U20 aktualisht ne Oradea, Andorres U16 Djem, Dublin U18 vajza, Shkup U16 Vajza, U18 Djem në Estoni.

Përgatitja dhe pjesëmarrja e këtyre grupmoshave është garanci për ekipet e para si të meshkujve ashtu edhe të femrave.
I urojmë të gjithë ekipeve suksese dhe fitore”, ka deklaruar Ponari.
Programi i konferencës:
1. Fjala e hapjes së Presidentit z. Ponari
2. Fjala e Trajnerit z. Constantinides
3. Pyetje nga gazetarët
4. Shpërndarja e topave të firmosur të basketbollit nga lojtarët për fëmijët prezent në fushë
(janë lajmëruar një grup fëmijësh të stafit të Credins-it, të jenë prezent në sallë për të marrë topa të firmosur nga lojtarët e tyre të preferuar)
5. Foto e përbashkët me ekipin dhe fëmijët

Sigal