Bashkim Fino i pakënaqur me protokollin, ulet në fund të sallës

577
Futbolli shqiptar zgjedh sot nga Durrësi drejtuesin e ri për 4 vitet e ardhshme si dhe anëtarët e rinj të Komitetit Ekzekutiv. Pak minuta para fillimit të Asamblesë zgjedhore, presidenti Armand Duka, është ulur në bar-in e resortit për të konsumuar kafen e mëngjesit. Ka qenë po kreu i FSHF-së ai që e ka hapur këtë Asamble.
Ndërkohë, kandidati tjetër për kreun e FSHF-së, Bashkim Fino ka shfaqur pakënaqësi për protokollin, pasi dy kandidatet (ai dhe Hala) u janë caktuar vendet nga fundi i sallës! Në shenjë mospajtimi ulet në fund fare së bashku me Sulejman Starovën!
Fino shprehet se të tre kandidatet duhet të ishin në pozicion të barabartë dhe jo Duka të qendrojë në krye! Sipas tij është mungesë respekti.
Sigal