Bashkim Aliraj/ Sportisti që nderoi Shkodrën dhe gjithë Shqipërinë

571
Edhe pse kishte një fizik të bukur dhe të fortë, sëmundja bëri punën e saj. Në 20 Korrik 2015, Mendui u nda nga jeta dhe u përcoll në banesën e fundit. Ai ishte notar i Vllaznisë së Shkodrës, lindi dhe u rrit në kwtw qytet. Familja Lishi i ka dhënë shumë notit shqiptar. Mendui, Esati dhe Emini ishin notarë të Vllaznisë së Shkodrës. Emini pwr disa vjet ishte kampion dhe rekordmen në garën e 100 dhe 200 metra shpinë. 
M. Lishi e filloi notin në vitet 1956 dhe e vazhdoi deri në vitin 1968. Në krah të ekipit të tij do të kishte notarët dhe shokët më të vjetër si Sh. Mehmeti, E. Muriqi, H. Zaganjori dhe të tjerë si S. Ibrahimi, I. Elezi, E. Avdija, vëllezërit M. T. dhe Z. Shestani. Mendui duke u stërvitur seriozisht dhe me përkushtim në vitet 1959-1964 u bë një nga notarët më të mirë të vendit në garën e 100 metra stil e lirë, duke dalë nënkampion i vendit dhe duke konkuruar me notarin e Lokomotivës së Durrësit K. Karamuci. Mendui ishte një sprintier i fuqishëm dhe që notonte shumë mirë. 
Mbaj mend në atë garë në vitet 1961 -1964 bëhej një luftë e fortë sportive sidomos ndaj Kastriotit dhe Mendiut. Edhe pse konkurronin me njeri-tjetrin ishin shokë dhe e respektonin shoku-shokun. Ekipi i Vllaznisë në ato vite ishte një nga ekipet më të mira të vendit si me të rinjtë dhe ashtu dhe me të rriturit. Mendui në ekip karakterizohej dhe si një djale serioz dhe me humor. Ai ishte i dashur dhe korrekt me shokët. Por Mendui ishe jo vetëm një notar shumë i mirë, por dhe një vaterpolist shumë i mirë i vendit. Mendui do të shprehej një nga shokët e tij më të vjetër, E. Muriqi ishte jo vetëm një notar shumë i mirë por dhe vaterpolist i talentuar i Shkodrës. 
Në vitin 1992 nga Federata Shqipatre e Notit, Mendui mori titullin Mjeshtër i Sportit. Disa vjet në Shkodër ai ka qenë trajner me fëmijët. Por sëmundja e rënde nuk e la që ai të jetojë më gjatë dhe të ushtrohej me këtë sort që e donte aq shumë. M. Lishi do të mbahet mend nga të gjithë shokët dhe miqtë e tij si një notar shumë i mirë, sportist i fuqishëm dhe i apasionuar pas këtij sporti. Familja, fëmijët dhe shokët humbën njeriun më të dashur por dhe sporti një nga pionerët e parë të notit modern.
Sigal