Bashkim Aliraj / Sporti dhe sponsorizimi

632
Sigal

Nënvlerësimi dhe braktisja qe i ka bërë Qeveria sportit ka bërë që këto 22 vjet është për të ardhur keq

*trajner noti

Shoqata “Jon Vlorë”

 Vitet e shkuara 1992, 1993, 1994, etj., edhe pse situata ishte shumë e keqe dëshira për të ndihmuar sportin ishte e madhe. Mjaft nga dashamirësit e sportit, firma tregtare e biznesmenë sponsorizuan në sporte si basketboll femra, futboll, not, mundje etj. Sporti në ato vite ishte në gjendje mjaft të keqe, as që mendonte njeri se çfarë do të bëhej me të më tej. Me vështirësi siguroheshin rrogat e punonjësve të klubit sportiv “Flamurtari” në Vlorë. Por, një nga një, si pa dashje, dolën disa njerëz që e donin sportin dhe ndihmuan.  Të tillë ishin F. Kamberi, F. Gërxhaliu, V. Alimuçi, L. Lamçe, E. Ferhati, K.Shakaj, etj. Kjo bëri që këto sporte në Vlorë të mbijetonin dhe që të vazhdojnë me sukses rrugën e tyre. Këtë ndihmë ata nuk e shikonin nga ana partiake por, si vlonjatë e sportdashës që u dhimbsej sporti.                                                                                                                                   Vitet e  tranzicionit sollën vështirësi të shumta që sporti të rimëkëmbej siç duhej por, e keqja është që kjo situatë vazhdoi shumë gjatë. Mungesa e interesimit dhe kujdesi i Qeverisë bënë që edhe sot edhe pse kane kaluar mbi 20 vite disa sponsorë e biznesmenë filluan të largohen e të mos e ndihmojnë atë. A e dini si më tha një herë njëri prej tyre para 3-4 vjetesh: “Kur shteti vetë nuk e çan kokën për sportistët, unë s’kam ç’të bëj më shumë. Dhe kaq e bëj se, e dua sportin”. Demokracia nuk është që të mbyllen rrugët e sportit por, që ta ndihmojë atë. Sot, ka mjaft njerëz të pasur e biznesmenë të suksesshëm në PD dhe PS por,  asnjeri nuk sponsorizon në Vlorë me një ekip sportiv ose 3-4 sportiste cilësorë në sportet individuale. Natyrisht që, ka prej tyre që ndihmojnë sidomos në futboll, por pjesa më e madhe qëndrojnë të heshtur. Kjo ka bërë që shumë sportistë dhe trajnerë në veprimtaritë kombëtare apo ndërkombëtare të shkojnë me shpenzimet e tyre. Vlora ka një çiklist të talentuar që quhet Besmir Banushi, ai është kampion kombëtar. Ka marrë pjesë dhe në disa aktivitete ndërkombëtare. Në olimpiade në Francë me të rinjtë në vitin 2003 kam pasur fatin që ta shoh nga afër. Ai tani përfaqëson Apoloninë e Fierit në aktivitete, pasi asnjë nga biznesmenët në Vlorë nuk e mbështet dhe ndihmon atë. Natyrisht në këtë situate nuk mund të lë pa përmendur biznesmenin e talentuar e nderuar z.Koco Kokëdhima që ka ngritur në Fier dhe Akademinë e Futbollit. Ai mbështet plotësisht ekipin e futbollit të të rriturve të Apolonisë nga ana financiare në të gjitha veprimtaritë. Një rast tjetër pozitiv në këtë drejtim është shembulli i ndërtuesit Fatmir Lazaj që, sponsorizon ekipin e të rejave të volejbollit të Flamurtarit me trajner T. Driza e A.Babe. Ai ka furnizuar komplet ekipin me uniforma e materiale sportive dhe vetëm para një muaj sponsorizoi ekipin prej 12 vajzash me të gjitha shpenzimet në turneun 4-ditor të zhvilluar në Kosovë (Prishtinë, Gjilan dhe Lipien). Deri tani ai ka shpenzuar mbi 7 mijë euro dhe është zotuar se në rast se ekipi del në Ligën Superiore investimi i tij do të rritet në 30 mijë euro. Kësaj linje mund t’i shtojmë edhe z.Petrit Golemi, president i gjimnazit jopublik “Perla”, i cili i ka ofruar bursë të plotë volejbollistes me mjaft perspektivë Kristiana Çaushaj (14 vjeç, 187 cm). Për njerëz të tillë ka nevoje shoqëria dhe sporti ynë, prandaj ndihma dhe mbështetja nga komuniteti për këta njerëz nuk do të mungojë. Por, ne shikojmë që ka biznesmenë në ndeshje apo për ndonjë sportistë të mirë që flet e diskuton me “pathos” dhe tërë “kompetencë” por, konkretisht për të ndihmuar janë fanatikë dhe shumë të kursyer. Po dikush mund të thotë: “Biznesi nuk ka interes që të sponsorizojë”. Kjo mund të jetë dhe e vërtetë por, kur shikon që një sportist cilësor, boksier, notar, çiklist, etj. nuk shkon dot në një garë apo ndeshje ndërkombëtare në Ballkan për 250–300 euro, kjo është me të vërtetë për të ardhur keq. Ne këtë drejtim mendoj se biznesmenët tanë duhet të marrin shembull nga ata të Kosovës që ndihmojnë shumë sportistet e tyre. Me të drejtë shtrohet pyetja: “Ku është kontributi i këtyre njerëzve që, disa kërkojnë të bëhen dhe deputete? Prej vitesh në Vlore nuk kemi dëgjuar që, ndonjëri prej tyre të ndihmojë e sponsorizojë ndonjë ekip apo sportistë të mirë. Kur bie fjala për karrigen e tyre ata hedhin miliona lekë duke gënjyer zgjedhësit dhe blerë votat e tyre por, kur bie fjala për kontribute apo sponsorizime në sport e art, as që kujtohen fare. Me qindra here është përmendur baza materiale e notit në Vlore. Notarët kanë mbi 22 vjet që stërviten në kushte shume të këqija por, asnjeri nga biznesmenët nuk doli të investonte apo të bënte diçka për notin. Edhe ata që janë marrë vetë me notin dhe që kane pasur mundësi nuk kane bërë gjë. Partia Socialiste në programin e saj ka në qendër të vëmendjes bashkëpunimin me biznesin që ndihmon sportin, qofte ekipe sportive apo sportistë individuale. Ajo do t’i mbështesë ata dhe do t’i përkrahë në çdo kohe. Për këtë është e nevojshme dhe rishikimi i ligjit për sponsorizimet. Kohet e fundit shoqata “Jon” e notit po ndihmohet e sponsorizohet nga kompania “Nisatel”, një kompani mjaft serioze e dashamirëse. Vetë përberja e saj të krijon pershtypjen menjëherë se, ke të bësh me njerëz me nivel e qe e duan sportin. “Sporti mund të eci, – thotë presidenti i saj, z.Sadrit.Danaj, -vetëm duke e ndihmuar e bashkëpunuar me të. Kemi sportistë të mirë që sakrifikojnë e janë përkushtuar në sport, por ata duhen nxitur e përkrahur për të arritur majat”.

  Rëndësia e sponsorizimit

 Sponsorizimi ka rëndësi të madhe. Në saj të tij mjaft sporte në Vlorë kane mbijetuar dhe kanë bërë që, ai të eci. Për sponsorizimet në sport ka dhe një ligj të vitit 1998. Por, defektet e mungesat në të, kanë bërë që ai të mos zbatohet në praktike. Nënvlerësimi dhe braktisja qe i ka bërë Qeveria sportit ka bërë që këto 22 vjet disa sportistë shumë të mirë të mos vlerësohen për punën e tyre dhe te detyrohen që të largohen nga vendi ose ta lënë sportin. Prandaj PS-ja në këto zgjedhje duhet të mbështetet nga të gjithë sidomos nga të rinjtë, të rejat , kuadrot dhe specialistet e sportit, sepse ajo do të përkrahë e mbështesë jo vetëm sportin por edhe individët dhe bizneset që ndihmojnë atë.

* * *

Kapiteni i Kombëtares: “Kemi pesë ndeshje për të luajtur dhe të gjitha janë vendimtare për ne, pasi tri i luajmë jashtë”

 Lorik Cana: “Fati është në duart tona”

 Kapiteni i Shqipërisë, Lorik Cana, do të mungojë në ndeshjen kundër Norvegjisë, për shkak të plotësimit të kartonëve të verdhë, por ai dha mesazhe të forta për shokët e skuadrës në prag të sfidës më të rëndësishme për eliminatoret e Botërorit.

Kuqezinjtë kanë zhvilluar gjysmën e ndeshjeve dhe do të luajnë edhe pesë të tjera, me 15 pikë në dispozicion, ndaj gjithçka mund të ndodhë, pavarësisht rezultatit të 7 qershorit. “Kemi pesë ndeshje për të luajtur dhe të gjitha janë vendimtare për ne. Në tri ndeshje luajmë jashtë”, vë në dukje Cana. “Pas ndeshjes me Norvegjinë, Shqipëria luan në Slloveni, më 6 shtator, dhe në Islandë, më 10 shtator. “Duhet ta mbajmë fatin në duart tona deri në shtator. Pastaj të shohim nëse jemi vërtetë pretendentë apo jo, sepse gjërat varen edhe nga paraqitjet e skuadrave të tjera”. Kapiteni shton se Shqipëria është më e fortë tani, falë prurjeve të reja në skuadër, përfshirë edhe një nga të ardhurit e fundit, Migjen Basha, i cili debutoi në fitoren e Oslos. “Kemi përparuar me lojë dhe është duke u krijuar një bazë e lojtarëve. Basha është në nivel superior, ka sjellë qetësi në mesfushë. Por, pas fitores me Norvegjinë duhet të punojmë akoma më shumë, duhet ta shohim ecurinë e ekipit lojë pas loje”, thotë kapiteni, i cili të dielën do të ketë ndeshjen më të rëndësishme edhe me klubin, pasi Lacio luan në finalen e Kupës së Italisë, kundër Romës.

Vetë Cana nuk do të luajë në ndeshjen e qershorit, për shkak të kartonit të verdhë që mori më 22 mars në Oslo dhe pritet që në qendër të mbrojtjes ta zëvendësojë Ilir Berisha, një nga “rekrutët” e rinj kuqezi. Mbrojtësi 21-vjeçar luan me Orebron në ligën e dytë suedeze dhe është thirrur nga trajneri Xhani De Biazi. Lista zyrtare ende nuk është bërë e ditur, por thirrja e tij është njoftuar nga i ati, i cili ka folur për shtypin kosovar. “Iliri ka marrë ftesën zyrtare nga De Biazi për ndeshjen me Norvegjinë. Ai është ftuar për t’u grumbulluar më 29 maj”, ka deklaruar Sylejman Berisha për gazetën “Sport Plus”. Mbrojtësi i ri u transferua te Orebro në vitin 2011 nga Prishtina. Në sezonin e tij të parë në Suedi, skuadra ra nga liga e parë, por synon të kthehet menjëherë atje dhe aktualisht mban vendin e dytë në Superettan. Samir Ujkani e filloi kampionatin me potencial të madh tek Palermo dhe e përfundoi në bankinë tek Kievo, e që bëri të jetë pjesë e ekipit të dështimeve në Serie A. Ndryshimet e shumta të trajnerëve, forma e dobët e ekipit ishin shkaktarët e dështimit të tij. Në janar u huazua tek Kievo, ku nuk iu dha rasti të luante. “Në 19 ndeshje ai pësoi 30 gola. Kjo ia humbi vetëbesimin”, shkruan “Calcioëeb” për vushtrriasin.

Loret Sadiku e ka deklaruar me kohë që do të jetë pjesë e kombëtares shqiptare, edhe pse për probleme procedurash nuk do të mund të bashkohet me grupin për sfidën me Norvegjinë. Por ky lajm nuk i ka çuditur pak suedezët, të cilët e kanë kontaktuar menjëherë për të folur rreth situatës. Më saktë 21-vjeçarin e ka kontaktuar vet trajneri i U-21 të Suedisë, Hakan Ericson, ku qendërmbrojtësi i Helsingborg ka luajtur 3 ndeshje. “U tregova i sinqertë me të”, tregon Sadiku. “Edhe Suedia ishte një mundësi, por nuk e di si mund të shkojë për mua. Unë jam i huaj këtu. Vendi im është Shqipëria. Jam i lumtur dhe krenar për ftesën”, vazhdoi Sadiku. “Sigurisht që shanset janë më të mëdha për mua të luaj tek Shqipëria, por zgjedhja ka dhe një faktor emocional. Kam gjak shqiptar, zemër shqiptare. Nuk ka asnjë dyshim që dua të luaj për kombëtaren. Miqtë e mi shqiptarë më thanë të shkoja menjëherë, edhe unë nuk u mendova gjatë”, – tha ai.

 Gilman Lika, drejt Polonisë

 Mesfushori i Tiranës dhe i Kombëtares shqiptare, Gilman Lika, kërkohet nga Slask Vroclav, skuadër e ligës së parë polake, trajner i së cilës është Stanislav Levi. Çeku, i cili fitoi titullin kampion me Skënderbeun më 2012, kërkon një mesfushor krahu agresiv dhe beson se shkodrani i përmbush më së miri kriteret. Aktualisht, Slask mban vendin e katërt në renditje, një pikë poshtë vendit të tretë, i cili të çon në Europa League