Bashkim Aliraj/Fitore e madhe dhe për sportin tonë

572
Sigal

Qeveria e re do të jetë para një sfide të madhe për t’i dhënë sportit vendin e merituar

*Trajner noti, Vlorë

  Në sajë të një prograi të qartë për Rilindjen Kombëtare dhe reformën në sport, bëri që pjesa më e madhe e kuadrove, specialistëve të sportit, simpatizantëve të saj e sidomos të rinjve të mbështesin Partinë Socialiste në këtë fushatë të rëndësishme. Kjo është një fitore e madhe dhe për gjithë sportin shqiptar, për të gjithë ata qe e duan dhe sakrifikojnë për të.  Edhe pse thuhet që, sporti nuk ka ngjyra dhe ashtu është, por mjaft kuadro e specialistë këto vite nuk e patën të lehtë të përballen nën presionin dhe dhunën e disa militantëve të PD. Dhe kjo nuk vinte nga mosnjohja dhe niveli i ulët i tyre, por shpesh nga “besnikëria” e verbër e tyre ndaj partisë. Në zgjedhjet e zhvilluara, më 23 qershor 2013, mjaft simpatizantë e votues të tyre mbetën të zhgënjyer e befasuar. Fitorja e PS-së dhe e të majtës është meritë e programit të saj edhe për sportin. Gjithë elektorati i saj e sidomos rinia reagoi dhe e përkrahu atë.  Ishte e qartë për të gjithë se iniciatori i parë kryesor, për reformat në sport ishte lidershipi i saj z.Edi Rama, kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë. Programi për sportin ishte i thjeshte dhe konkret. Për hir të së vërtetës, sporti këto 22 vjet mbeti peng nga qeveria e njerëzit e saj pa vizion të qarte e të paaftë.  Ajo jo vetëm qe nuk i mbështeti kuadrot e specialistet e sportit por në shume raste i përbuzi dhe i denigroi ata. Këto natyrisht që ndikuan shumë në këtë situatë, një pjese e tyre kishin mbetur papune, pavarësisht meritave e aftësive të tyre. Ata dhe shume të tjerë të pakënaqur iu bashkuan programit të PS-së dhe të majtës për një Rilindje Kombëtare. Duke biseduar me dy kolegët e mi më thanë: “Që faji është dhe i joni që, për një kohë të gjatë i përkrahëm dhe mbështetëm pushtetarët dhe pse të ndërgjegjshme për këtë, por jemi të zhgënjyer sepse e pame që edhe këto 8 vjet për sportin nuk u bë asgjë”. Mendoj se, Qeveria në të ardhmen është para një sfide të madhe për t’i dhënë sportit dhe kuadrove të saj vendin e merituar në shoqëri. Jo vetëm kuadrove të fizkulturës por të gjithë atyre që i kanë dhënë e i japin sportit tonë dhe e vërteta është që kuadro të tillë ka shumë, të arsimuar dhe jashtë shtetit, por ata duhen evidentuar e mbajtur gjithmonë afër.  Vendi ynë ka resurse të mrekullueshme, për të zhvilluar sportin, male, dete, liqene, fusha,etj. por, ato duhen shfrytëzuar nga të rinjtë tanë, t’iu krijohen kushte atyre në bashkëpunim dhe me biznesin për ta ushtruar sportin. Marrja me fizkulturë dhe sport tashmë është bërë domosdoshmëri për njerëzit sidomos për rininë. Kërkohet në të ardhmen një organizim sa më i mirë, për t’i tërhequr ata në këto aktivitete. Qeveria është para një premtimi të madh për të ardhmen, për rregullimin e ndërtimin e infrastrukturës në sport. Unë mendoj se, ajo gradualisht do të marrë të gjitha masat që sporti të shtrihet sa më gjerë dhe të krijoje kushte sa më të mira për rritjen e cilësisë sportive. Fodullëku, arroganca e mendjemadhësia e disa drejtuesve që, nga  Ministria Turizmit, Kulturës, Rinisë e Sporteve bëri që shumë probleme në sport të dështojnë. Më vjen keq që, e theksoj por shikoni rastin e fundit ai i Lojërave Mesdhetare “Mersin 2013” në Turqi, si është e mundur që sportistet tanë që përfaqësojnë kombin nuk i takon e përshëndet asnjë nga përfaqësuesit e shtetit, me përjashtim të Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, a thua se është ndonjë ekip privat dhe shkon për të bërë gara në një veprimtari ndërkombëtare. Kjo natyrisht nuk ka si të mos ndikojë dhe në arritjen e rezultateve të larta në sport. E theksoj këtë fakt, për indiferentizmin e neglizhencën që i ka mbërthyer këta njerëz. Kujdesi për sportin, vlerësimi dhe inkurajimi i sportistëve, mendoj se do të jetë një nga standardet e punës për të ardhmen në sektorin e sportit. Shpresoj gjithashtu qe në të ardhmen, organet e sportit të jenë mbartëse e të drejtave të sportisteve e trajnerëve tanë dhe të bëjnë çdo gjë që është e mundur që sporti të arrije majat dhe nivelin e kërkuar.  Ne mundësitë i kemi, pasi kemi një rini të mrekullueshme, por kërkohet punë e përkushtim i madh.

Programi i Rilindjes për Sportin

 Kryetari i PS, Edi Rama, gjatë prezantim të programit të “Rilindjes” për Sportin është shprehur: “Është hera e parë që ne kemi një program që i dedikohet në detaje sportit dhe ky program i dedikuar në detaje për sportin është pjesë e vizionit dhe e rrugës sonë për të rilindur Shqipërinë, duke ripërtërirë Shqipërinë. Për ne ripërtëritja e shoqërisë kalon edhe nga sporti, nga ripërtëritja fizike, nga kultura fizike, nga edukimi fizik. Ja pse kur flasim për sportin ne nuk kemi parasysh vetëm kombëtaren e futbollit, apo ato aktivitete që pushtojnë ekranet e televizioneve duke tërhequr gjithë vëmendjen e publikut. Por ne kemi parasysh sportin për të gjithë në radhë të parë. Kemi parasysh kulturën fizike si pjesë e edukatës qytetare dhe si një nga elementët më të qenësishëm të një kulturë komunitare dhe të një bashkëjetese demokratike dhe qytetare me njëri-tjetrin”.