Bashkëshortja e Bonucci-t: Nuk u largua nga Juventusi për shkak të Allegri-t

520
Largimi i Leonardo Bonucci-t nga Juventus për tek Milan vijon të mbetet një çështje e nxehtë në Itali. Aludimet për këtë transferim të mbrojtësit janë të shumtë ndër të cilat zënka me trajnerin Allegri mbetet primare.
Në një intervistë për “Rai Radio 1” bashkëshortja e lojtarit, Martina Maccari, ka hedhur poshtë këtë teori duke thënë se Leonardo u largua për shkak të ambientit të krijuar në klubin bardhezi.
“Vendimi i tij nuk kishte të bënte me Max Allegrin. Në aspektin profesional marrëdhënia mes palëve është vendimtare. Leonardo vendosi të largohej pasi ambienti nuk ishte i njëjtë më për të dhe tani po provon një aventurë të re. Bonucci si kapiten te Milani? Nuk e fsheh. Nuk jam mësuar me këtë. Ai vendosi të vijë te Milani më mënyrë anonime dhe unë si gruaja e tij e përkraha”.
“Në fund do të jetë një gjë e mirë, pasi nuk do të kemi një ‘derbi’ në familje. Djali jonë Lorenzo, është fans i madh i Torinos dhe Andrea Belotti-t. Ndonjëherë Leonardo dhe Andrea takoheshin në qendrat tregtare të Torinios”, është shprehur Martina Maccari.
Sigal