Bartomeu: Messi, lojtari më i mirë i të gjitha kohërave

526
Lionel Messi ka thyer rekorde në fundjave, duke u bërë lojtari i vetëm në histori të Kupës së Botës për klubet, që shënon gol në tri finale, teksa së bashku me Andres Iniestan kaluan Xavin persa i përket numrit të titujve me fanellën e Barcelonës.

Presidenti i Katalanasve, Josep Maria Bartomeu, është shprehur tejet e i lumtur që skuadra mori edhe një titull për vitin 2015, që ishte i pesti për katalanasit.
“Messi luajti pasi dëshironte ta luante dhe bëri paraqitje fantastike. Jemi me fat që e kemi në këtë klub, ai është më i miri i të gjitha kohërave”, ka thënë Bartomeu. “Kjo skuadër nuk do të ndalet me kaq. Ata gjithmonë duan të fitojnë dhe ne do të vazhdojmë të fitojmë tituj”, ka shtuar më tej numri një i Barcelonës. 
Sigal