Bari në Rio do ofrojë pije falas sa herë që Neymar do të rrëzohet në ndeshjen me Serbinë

588
Sigal

Kampionati Botëror është një periudhë kur bizneset e përdorin për të promovuar veten e tyre.
Ku flasim për futbollin, atëherë menjëherë mendja na shkon edhe te Amerika Latine, më saktë te Brazili, të cilët jetojnë me futbollin.

Një lokal në Rio de Janiero i ka premtuar gjithë klientëve pije falas sa herë që Neymar do të rrëzohet në ndeshjen ndaj Serbisë.

Douglas-Costa-Neymar

Rëndësia e kësaj ndeshje është e madhe pasi është e fundit në Grupin E dhe nëse Brazili humbet dhe në anën tjetër Zvicra barazon apo fiton, atëherë kjo do të thoshte eliminim për skuadrën latine, shkruan tg.

Oferta nga lokali në Rio është postuar në Instagramin e tyre dhe menjëherë është bërë virale në internet.

Duke e ditur se Neymar është një nga lojtarët që rrëzohet shpesh edhe me prekje të lehta, atëherë ky lokal me shumë mundësi do të shpenzojë më shumë se zakonisht. Deri më tani 26-vjeçari ka shënuar vetëm një gol.