Barcelona triumfon, gjunjëzon Realin brenda në ‘Bernabeu’

500
Sigal

Reali i Madridit dhe Barcelona zhvilluan në “Santiago Bernabeu” sfidën e kthimit gjysmëfinale të Kupës së Mbretit.

Katalanasit triumfuan brenda në shtëpinë e madrilenëve, duke fituar pastër 3-0, për të qenë ata në finalen e Kupës së Mbretit.

Pjesa e parë u mbyll në barazim 0-0, por në minutën e 50-të Suarez kalon Barcelonën në avantazh.

Katalanasit më pas nuk përmbahen. Në minutën e 69-të Dembele pason për Suarezin, i cili në dyluftim me mbrojtësit madrilenë detyron Varanen të shkaktojë autogol.

Kaq duhet dhe Reali shpërfytyrohet. Në të 71’ Casemiro shkakton penallti pas një ndërhyrjeje të gabuar ndaj Suarez.

Sulmuesi uruguaian godet vetë “alla Panenka” dhe 3-0 për Barçën.

Me rezultatin e përgjithshëm 4-1, pasi sfida e parë në “Kamp Nou” kishte përfunduar 1-1, është skuadra e Valverdes që do të synojë trofeun mbretëror të Spanjës.