Oferta e Romës për Munir El Haddadi është refuzuar nga Barcelona
Sipas të përditshmes sportive katallane, Sport, Barcelona ka hedhur poshtë një ofertë prej 25 milionë eurosh nga Roma për Munir El Haddadin.
Thuhet se ekipi romak ka kërkuar El Haddadin pasi ka dështuar që ta transferoj Riyad Mahrezin nga Leicester City, përcjell Express.
Përveç Romës, El Haddadi, i cili sezonin e kaluar ishte i huazuar te Valencia, ka oferta nga klube të Premierligës dhe gjiganti holandez, Ajax.