Barcelona pret një Chelsea shkëmbor, luhet një kapitull tjetër vendimtar

233
Historia e dueleve midis Barcelonës dhe Chelsea në Ligën e Kampionëve ka lindur me mijëvjeçarin dhe mes të dyja ekipeve është krijuar një rivalitet aq i ashpër, sa i barabartë. Që kur u takuan për herë të parë në vitin 2000, ato janë ballafaquar 13 herë. Në katër ndeshje ka fituar Chelsea, Barcelona tri ndeshje, ndërsa gjashtë të tjera kanë përfunduar në barazim. Episodi i fundit ishte më 20 shkurt, kur Messi arriti të shpëtonte Barçën nga humbja në “Stamford Bridge”. Me golin e tij, ylli argjentinas e bëri “sefte” ndaj bluve të Londrës, por njëkohësisht shtoi ndjeshëm shanset e të tijve për ta “vulosur” kualifikimin në çerekfinale të Champions-it mbrëmjen e sotme, në “Camp Nou”. Sidoqoftë, gjithçka nis nga barazimi, çka i lë “shpatat jashtë nga milli”, me kapitulli të ri e vendimtar.
Natyrisht, ndeshja e kthimit arrin në kushte të favorshme për Barcelonën, pasi barazimi me gol në fushën kundërshtare ka shumë peshë në të tilla sfida. Dymbëdhjetë ditë pas kësaj loje, Iniesta ra i dëmtuar dhe në parim u konsiderua i pamundur për të marrë pjesë në episodin e ri të sagës. Kapiteni i katalanasve u shtrëngua të arrinte në kohë, që të mos e humbasë ndeshjen e re të madhe me Chelsea. Një përplasje, në të cilat ai ka pasur paraqitje të paharrueshme. Sonte do të “shfletohen” të gjitha fletët e kapitullit të fundit mes këtyre dy skuadrave, të paktën këtë sezon.

Ndoshta një ndeshje mes Barcelonës dhe Chelsea nuk është më spektakolarja në botë. Përplasja e stileve të lojës çon më shumë në “industrinë e çelikut” sesa në lulëzimin dhe vargun. Por askush nuk do të jetë kurrë në gjendje të thotë se nuk janë ndeshje intensive, apo emocionuese. Mosbesimi mbretëron në të dyja palët.
Pas rezultatit të ndeshjes së parë, që favorizon Barcelonën, gjëja logjike do të ishte që Chelsea të ofronte një version më ofensiv se zakonisht. Por, te Barça askush “vë bast” asnjë qindarkë për këtë qasje të londinezëve. Katalanasit presin që Chelsea të jetë shkëmbor, si në ndeshjen e parë, dhe të luajë në kundërsulm. Në “Stamford Bridge”, kampionët në fuqi të Premier League gati i likuiduan katalanasit e Valverde me atë recetë… Përsa i përket Barcelonës, qasja do të varet sërish nga mesfushori i katërt i zgjedhur për t’u bashkuar me sulmin. Nëse është Paulinho, trajneri Valverde do të pranojë të hyjë në lojën e mosbesimit. Nëse është Dembélé, ai do të tregojë se po shkon për ta fituar ndeshjen. Gjithsesi, kapitulli kthehet për t’u përjetuar me emocion.