Barcelona nuk ka të ndalur, pas Coutinhos e dëshiron edhe yllin e Bayernit

902
Barcelona dëshiron të përforcohet edhe më shumë gjatë afatit kalimtar të janarit
Drejtuesit e Barcelonës, nuk do të ndalen vetëm me transferimin e Philippe Coutinhos, i cili do t’u kushtoi atyre deri në 170 milionë euro.
Sipas Mundu Deportivo, katalonasit janë vënë në ndjekje të mesfushorit të Bayern Munichut, Thiago Alcantara, i cili në vitin 2013 u largua nga katalonasit.
Tashmë kontaktet e para me Bayernin kanë nisur, por transferimi i tij do të jetë shumë i vështirë.
Thiago është lojtar kyç në skuadrën e Bayernit dhe pëlqehet shumë edhe nga trajneri i ri Juppe Heynckes.
Sigal