Barcelona në luftë të hapur me Igli Taren

554
Nga një prej futbollistëve më të dështuar në verën e vitit 2016, te një ndër më të mirët e vitit 2017. Në 12 muaj Luis Alberto ka bindur të gjithë për vlerat e tij, madje duke marrë dhe trofeun e lojtarit më të mirë të muajit në ekipin e tij.
Intuita e Tares për ta blerë për një shumë më të ulët se 4.5 milionë euro është e dukshme, teksa thuajse të njëjtën ofruan klubet turke gjatë verës. Drejtori shqiptar i bardhekaltërve zgjodhi që ta mbante në ekip për këtë sezon, dhe në fakt ka pasur të drejtë. Rritja e tij është e dukshme gjatë këtij sezoni, ndërkohë që së fundmi në skenë ka dalë dhe ekipi i Barcelonës, që është i gatshëm që ta blejë në verën e ardhshme. Por, nuk është në të njëjtën linjë Tare, i cili kërkon një shumë të majme financiare për futbollistin dhe katalanasit nuk janë të gatshëm të paguajnë për futbollistin që e kanë pasur dikur nënë pronësi te skuadra e dytë. Kjo ka bërë që mes palëve të ketë një luftë të hapur në distancë. Gjithsesi Tare ka ditur gjithmonë të luajë në merkato dhe të marrë atë shumë financiare që ai do nga shitja e lojtarëve të ndryshëm.
Sigal