Barcelona në ankth për brazilianin që u dëmtua në miqësore

465
Sigal

Skuadra e Barcelonës ka marrë një lajm shumë të keq nga ndeshja miqësore e Brazilit kundër Hondurasit.

Brazili arriti ta shkatërronte Hondurasit në miqësoren e luajtur mbrëmjen e djeshme, duke e mposhtur me rezultatin 7-0.

Por, përkundër kësaj fitore, brazilianët kanë marrë një goditje të rëndë, pasi është ylli i Barcelonës, Arthur Melo, ai i cili u dëmtua.

Arthur ishte viktimë e një ndërhyrjeje të ashpër të Rommel Quioto dhe u detyrua ta lërë fushën e lojës.

Quioto u ndëshkua me kartonin e kuq për ndërhyrjen ndaj yllit të Barcelonës, por kjo nuk i ndihmoi lojtarit të Brazilit.

Nuk dihet akoma se sa gjatë do ta mbajë jashtë fushave ky dëmtim lojtarin e Barcelonës.