Barcelona mposht thellë Vijareal, Messi leksione në fushë. MSN kap kuotën e 100 golave

524
Barcelona ka mposhtur në “Camp Nou” ekipin e Vijareal me rezultatin 4-1 duke marrë 3 pikët e radhës në luftën për kreun me Real Madrid.
Katalanasit realizuan në minutën e 21 me anë të Neymar që nga kundërshtarët u kontestua pasi pretendonin për një pozicion jashtë loje të brazialianit. Por vetëm pas 11 minutash, Vijareal do rikthente edhe një herë baraspeshën me anë të Bakambu.
Kur pritej vetëm vërshëllima e arbitrit për të mbyllur pjesën e parë, është Leo Messi ai që jep leksione pak çaste para fundit për të çuar katalanisit në avantazh në dhomat e zhveshjes.
Lionel Messi Goal HD 2-1 Barcelona VS… by footballvideostv1

Më pas Suarez në të 69-n dhe sërish Messi në të 82-n do vulosnin shifrat përfundimtare në 4-1.

Pas 36 javësh në “La Liga”, Barcelona renditet e para me 84-r pikë, 3 më shumë se Real që ka në dispozicion dy ndeshje më shumë për të luajtur. Një kundër Granada-s sonte në orën 20:45.

Me katër realizimet e sotme, MSN(Messi, Suarez, Neymar), kalojnë kuotën e 100 golave këtë sezon në të gjitha kompeticionet, ekzaktësisht 103.
Sigal