Barcelona merr nga Sasuolo Kevin Princ Boateng

576
Sigal

Barcelona ka bërë një lëvizje të papritur duke gjetur akordin me Kevin Princ Boateng, për të kthyer futbollistin ganez në Spanjë. Lojtari i cili kishte gjetur përsëri formën më të mirë me Sasuolon në këto muaj, do t’i bashkohet katalanasve në një transferim që nuk e priste askush në Europë.

Sipas mediave spanjolle dhe atyre italiane, lojtari do të jepet huazim deri në fund të sezonit, me të drejtën e blerjes së kartonit të tij për 8 milionë euro. Katalanasve ju nevojitej një alternativë më shumë në sulm pas largimit të Munir El Hadadit dhe kanë menduar që të afrojnë një sulmues me shumë eksperiencë për të zgjidhur përkohësisht këtë problem, pasi nuk kishin alternativa përveç Luis Suarez.

Pasi u kontrollua në treg për emra të tjerë më të njohur, u vendos që t’i besohej ky rol Boateng, i cili sot u ka dhënë lamtumirën shokëve të skuadrës te Sasuolo për të udhëtuar drejt Spanjës ku pasdite do të prezantohet te katalanasit.