Barcelona merr lajm nga Argjentina, Mesi e Maskerano mungojnë ndaj Seviljes

506
Nga Agron KAJA
SPANJË LA LIGA/ Në Kampionatin Spanjoll, ndeshjet e kombëtareve po i sjellin pasoja me dëmtime, skualifikime e play-off-e 
Duke parë situatën që po kalon Argjentina në ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2018, dy futbollistët e saj; Lionel Mesi dhe Havier Maskerano, mund t’i mungojnë Barcelonës. Ata mund 

të mbeten jashtë ndeshjes së Barcelonës për ndeshjen e javës së 11-të ndaj Sevillas, e cila do të luhet në muajin nëntor. Kjo ndodh për shkak të angazhimeve me Kombëtaren e Argjentinës, e cila, nëse nuk arrin ta zërë njërin prej katër vendeve të para në tabelë, për ndeshjet eliminatore të Kupës së Botës Rusi 2018, Lionel Mesi, mund të humbasë takimin e Barcelonës kundër Sevilas në nëntor. Sepse vendi i pestë në Amerikën e Jugut duhet të luajë në play-off, dhe kjo ndeshje nga FIFA është caktuar për të hënën më 6 nëntor 2017. Prandaj, asnjë prej lojtarëve të thirrur nga skuadra e Amerikës së Jugut nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë në ndeshjet e La Liga të javës së 11-të, pasi ato zhvillohen një ditë më parë. Por, për trajnerin Ernesto Valverde, më parë i intereson që të gjithë të kthyerit nga ndeshjet e kombëtareve, të kenë kondicionin e mirë fizik. “Deri më 6 nëntor, ka kohë për të menduar, edhe pse do të jetë një mungesë e madhe për skuadrën në atë përballje (me Seviljen). Jam duke përgatitur ndeshjen e radhës me Espanjolin, një ndeshje e vështirë, për vetë faktin se kemi pasur një shkëputje dy-javore”, kështu ka deklaruar dje Valverde, sa i përket situatës në skuadrën e tij, por që me sportivitet, ai ka deklaruar se sfida e radhës është më e rëndësishme se mendimi për të ardhmen. “Në vazhdimësi do të mendoj gjithçka, por mendoj që ta kalojmë Espnajolin. Është një ndeshje e vështirë, por ne do të kërkojmë maksimumin”. Ndërkohë, për trajnerin e Real Madrid, Zinedin Zidan, Levante nuk është skuadër për mos u vlerësuar maksimalisht. “Nuk nisem nga renditja e Levantes, edhe pse është në mesin e tabelës në dy ndeshjet e para. Më shumë nga gjendja që do të paraqesë skuadra në këtë sfidë të shtunën, sepse edhe koha ka qenë e limituar për një sfidë të vështirë si kjo”. Në këtë javë të tretë, veçohet sfida Valencia-Atletiko Madrid, e cila do të luhet nesër në stadiumin “Mestaja”, në orën 16:15.
Benzema: Zidan, shembull i suksesit tonë
Sulmuesi francez, Karim Benzema, po luan sezonin e nëntë te Real Madridi, dhe dje ai ka dhënë një intervistë, ku ka folur për qëllimet e skuadrës, e në veçanti për trajnerin Zinedin Zidane. “Zidane ka pasur një ndikim të madh në fitimin e trofeve. Ai më ka bërë që të kem më shumë besim në vetvete. Është i durueshëm, i qetë dhe di të japë këshilla të mira. Gjithashtu, është shumë i rëndësishëm në dhomat e zhveshjes me fjalët e tij. E konsideroj është një shembull i suksesit për të gjithë, si lojtar ose si trajner”, kështu ka deklaruar sulmuesi francez i Real Madrid, Karim Benzema.
Ndeshjet-Java e tretë
Datë 8 shtator 2017 
Leganes-Getafe 21:00
Datë 9 shtator 2017 
Real Madrid-Levante 13:00
Valencia-Atl. Madrid 16:15
Sevilja-Eirbar 18:30
Barcelona-Espanjol 20:45
Datë 10 shtator 2017 
Deportivo-Real Soc. 12:00
Athl. Bilbao-Girona 16:15
Selta Vigo-Alavesh 18:30
Vijareal-Betis 20:45
Datë 11 shtator 2017 
Malaga-Las Palmas 21:00
RENDITJA
Skuadrat Nd P
1.Real Socied 2 6
2.Barcelona 2 6
3.Leganes 2 6
4.Atl. Madrid 2 4
5.Real Madrid 2 4
6.Valencia 2 4
7.Girona 2 4
8.Levante 2 4
9.Sevilja 2 4
10.Ath. Bilbao 2 4
11.Eibar 2 3
12.Betis 2 3
13.Espanjol 2 1
14.Getafe 2 1
15.Deportivo 2 1
16.Selta Vigo 2 0
17.Malaga 2 0
18.Alavesh 2 0
19.Vijareal 2 0
20.Las Palmas 2 0
Sigal