Sigal

Ousmane Dembele nuk po kalon një moment të mirë në radhët e Barcelonës, pasi francezi duket se nuk ka pëlqimin e lidëve të ekipit dhe largimi i tij në merkaton e verës së ardhshme mund të merret në konsideratë.

Katalanasit prej muajsh janë në kërkim të një zëvendësuesi për të riun, me dy emra që tashmë kanë marrë miratimin e Leo Messit dhe të tjerëve në skuadër: Mohamed Salah dhe Eden Hazard, sipas asaj që shkruan portali spanjoll “Don Balon”.

Egjiptiani nuk shihet si një kërcënim, përkundrazi ardhja e Salah nuk do të ishte një kërcënim për sulmuesin uruguain, ndryshe nga ajo e Griezmann, pasi ai do të përshtatej në mënyrë të përsosur me ADN-n e Barcelonës dhe do të shmangte varësinë e ekipit te golat e Suarez dhe Messit.

Në një situatë të ngjashme është edhe Eden Hazard, i cili prej kohësh është përfolur për një kalim te Real Madrid në kohën kur Zidane ishte në stolin e ekipit dhe përsëri mbetet një objektiv i “Los Blancos”.

Sulmuesi belg kërkon largimin nga Chelsea dhe në këtë rast ai duhet të zgjedhë sa më parë, por gjithsesi ai nuk i jep përparësi klubit madrilen, pasi largimi i Zidane dhe mungesa e tejskajshme e organizimit e kanë bërë atë që të mendojë më shumë për Barcelonën, shkruan SP.

Kujtojmë që Hazard asnjëherë nuk e ka fshehur admirimin e tij për argjentinasin dhe për të luajtur përkrah tij do të ishte një nder. Pra një treshe vdekjeprurëse, që do të zëvendësonte Dembele, i marrë për shifrën 105 milionë euro në verën e vitit 2017 nga Borussia Dortmund, me francezin që do të kthehej në një nga dështimet më të mëdha në historinë e Barcelonës.