Barcelona me ‘gisht në gojë’, Reali shpenzon 45 mln euro për ‘Neymarin e ri’

541
Sigal

Santos nuk po kalon një moment të mirë në kampionatin brazilian, por gjithsesi ata mund të krenohen me talentin e ri që kanë në skuadër, Rodrygo Goes.

17-vjeçari ka impresionuar me aftësitë e tij në javët e para, madje në ndeshjen e parafundit realizoi ‘tripletë’ për vetëm 9 minuta.

Për të thuhej se ishte e interesuar Barcelona, por së fundmi sipas raportimeve të ‘Globoesporte’ katalanasit kanë mbetur me gisht në gojë.

Janë pikërisht rivalët e tyre më të mëdhenj, Real Madridi, ata që kanë arritur marrëveshjen me Santosin për talentin mbi shumën e 45 mln eurove.

Edhe pse ekipi brazilian tentoi të rriste klauzolën e 17-vjeçarit, “galaktikët” kanë ndërhyrë në kohë për të siguruar shërbimet e futbollistit që cilësohet si “Neymari i ri”.

Kujtojmë që këtë verë në Madrid do të mbërrijë edhe Vinicius Junior, 17-vjeçari i blerë prej disa kohësh nga ‘galkatikët’, po me të njëjtën shumë, 45 mln euro.