Barcelona mbyll ciklin, zbardhen lëvizjet e së ardhmes

498
Luis Enrique është zyrtarisht një i larguar, kështu që te Barcelona sot ka nisur zyrtarisht puna për sezonin e ardhshëm. Ernesto Valverde do të marrë frenat e skuadrës dhe do të përcaktojë “piketat” e merkatos së verës, duke qenë i vetëdijshëm se çdo blerje e madhe së pari duhet të marrë konfirmimin e më të madhit, Lionel Messi. Po, kjo ngjan diçka e shëmtuar për një klub si ai katalanas, por mbetet fakt, ashtu si edhe në disa skuadra shqiptare.

Siç shkruajnë mediet spanjolle, lojtarët të cilët do të vijojnë në Barcelonë janë Ter Stegen, Cillessen, Piqué, Umtiti, Busquets, Sergi Roberto, Messi, Neymar, Suárez, Mascherano dhe Iniesta. Dikush shkathtësinë, dikush përvojën dhe dikush karakterin – secili ka një arsye për të mos u larguar. Natyrisht, nëse ndonjëri ka qëllim të kërkojë një aventurë tjetër, hierarkia blaugrana do të vendosë dhe mund të blihen zëvendësues të drejtpërdrejtë.

Ndërkohë, lojtarët për të cilët priten oferta janë Alba, Digne, Vidal, Gomes, Rakitic, Rafinha, Denis Suárez dhe Alcácer. Këta nuk kanë bindur dhe Barcelona nuk ka në plan t’u japë edhe një shans tjetër, e vetëdijshme se gjërat duhen ndryshuar shpejt. Në treg janë gjithashtu edhe Turan dhe Mathieu, kurse portierit Matip nuk do t’i rinovohet kontrata. Blerjet? Emrat më të përmendur janë Bellerin, Verratti, Marquinhos dhe Coutinho, por sa do të arrihen…
Sigal