Barcelona ‘mbret’ i Evropës, Juvendtus në pikëllim

470
Barcelona fitoi titullin e pestë në histori, duke triumfuar në vitin 1992 (1:0 kundër Sampdorisë), 2006 (2:1 ndaj Arsenalit), 2009 (2:0 kundër Manchester Utd), 2011 (3:1 ndaj Manchester Utd), dhe 2015 (3:1 kundër Juventusit).
Barcelona ‘mbret’ i Evropës. Barcelona është kampion i ri i Evropës. Skuadra katalunase shënoi fitore me rezultat 3:1 kundër Juventusit nga Torino, në finalen e Champions League, e cila është zhvilluar në stadiumin ‘Olympiastadion’ në Berlin. Lojë e bukur, me plotë raste shënimi, por Barcelona ishte më e mirë, pati më shumë mundësi shënimi, si dhe posedimin e topit në krahasim nga kampioni italian. Ky është titulli i pestë në histori për ekipin katalunas, pasi që e ka fituar në vitin: 1992 (1:0 kundër Sampdorisë), 2006 (2:1 ndaj Arsenalit), 2009 (2:0 kundër Manchester Utd), 2011 (3:1 ndaj Manchester Utd), dhe 2015 (3:1 kundër Juventusit). Juventusi është orvatur deri në fund, megjithatë, Barcelona ka treguar mbrojtje të suksesshme me portierin Ter Stegen që ishte shumë i sigurt. Një finale që vërtet kënaqi 70.500 shikues në stadium dhe me qindra miliona pranë ekraneve televizive. Një Barcelonë që nuk ta falë gabimin, ashtu ndodhi në fakt dhe e mundi Juventusi që u mbajt mirë ani se humbi. Një rivalitet deri në pikën e fundit, të dyja ekipet dhanë maksimumin dhe nuk kursyen as atomin e fundit, gjithsesi Barcelona me të ashtuquajturin jashtëtokësor, Lionel Messi, bënë lojë të madhe dhe triumfuan. Katalunia në festë, ndërsa “Zonja e Vjetër” në zhgënjim të thellë.
Juventus-Barcelona 1:3 (0:1)
Stadiumi ‘Olympiastadion’, Berlin.
Shikues: 70500.
Gjyqtar: Cüneyt Cakir (Turqia)
Shënues: Morata (55′) – Rakitiç (4′), Suarez (68′), Neymar (90+7).
Kartonat e verdhë: Vidal, Pogba – Suarez.
Juventus: Buffon, Lichtsteiner, Barzagli, Bonucci, Evra (Coman 89′), Marchisio, Pirlo, Pogba, Vidal (Pereyra 79′), Tevez, Morata (Llorente (85′).
Barcelona: Ter Stegen, Alves, Pique, Mascherano, Alba, Rakitic (Mathieu 91′), Busquets, Iniesta (Xavi 78′), Messi, Suarez (Pedro 90+6′), Neymar.
Në Berlin më shumë se spektakël, një atmoferë e paparë, e lezetshme dhe mbi të gjitha emocion përtej emocioni. Juventus-Barcelona, dy skuadra që luftojnë secila do të fitojë trofeun. Dy skuadra që tetë herë deri më tash janë në finalen e madhe. Juventus deri më tash dy herë ka fituar këtë trofe, ndërsa Barcelona katër herë. Kush më i fortë Barcelona me Messin apo Juventus me Tevezin.
Sigal