Barcelona gjen Milanin, Ronaldo përballa Junaitid

507
Sigal

 Liga e Kampioneve zbardh “Raundin e vdekjes” dhe rrugën drejt finales së “Uemblit”

 Barcelona do të përballet me Milanin, në një përsëritje të finales së vitit 1994 të Ligës së Kampioneve, ndërkohë që Kristiano Ronaldo do të luajë për herë të parë si kundërshtar ndaj Mançester Junaitid, pas shortit me eliminim direkt, të hedhur dje në Nion të Zvicrës. Real Madrid-Mançester Junajtid dhe Milan-Barcelona janë çiftet më të nxehta të raundit të një të tetave, apo i njohur ndryshe edhe si “raundi i parë i vdekjes”.  Trajneri i Milanit, Alegri, tha se ishte i zhgënjyer nga shorti. Barça po kalon një moment të artë në kampionatin spanjoll. “Los Blancos” e Madridit kundër “djajtë e kuq” të Mançesterit, me dy intriga të mëdha brenda: Mourinjo përballë Fergusonit, por dhe Kristiano Ronaldo kundër tifozerisë së “Old Trafordit”. Interesante si përplasje është edhe ajo mes Bajernit të Mynihut dhe Arsenalit, një duel gjermano-anglez, ndërsa me fat ka rezultuar skuadra e Antonio Kontes. Juventusi do të sfidojë Sëlltikun, që në fakt i nxori fort punë në turin e kaluar edhe Barcelonës. Cka do të thotë se bardhezinjtë vërtet nuk janë përplasur me një kundërshtar tepër potencial, sikurse mund të ishte Reali i Madridit, por duhet t’i bëjnë mirë llogaritë edhe me skocezët. Kampionët e Gjermanisë në fuqi, Borusia e Dortmundit, do ta kërkojë suksesin e mëtejshëm në këtë kompeticion duke superuar ukrainasit e Shakhtar Donjeckut. Dy skuadra që luajnë futboll vërtet të bukur, që kanë dhuruar spektakël në fazën e grupeve. Parizienët e Karlo Ancelotit duhet të kenë mbetur të kënaqur, për faktin se shorti i ka vënë përballë spanjollëve të Valencias, një kundërshtar i pranueshëm për ta, ndërkohë që Shalke do të ketë punë me gjigandët turq të Gallatasarajit. Portugezët e Portos dhe spanjollët e Malagas janë po ashtu një përballje interesante.

LIGA E KAMPIONËVE

Shorti i 1/8-ve

 12 shkurt 2013

Sëlltik-Juventus

Valencia-PSG

 13 shkurt 2013

Shahktar-Borusia Dortmund

Real Madrid-Mançester Junaitid

 19 shkurt 2013

Arsenal-Bajern Munih

Porto-Malaga

 20 shkurt 2013

Gallatasaraj-Shalke 04

Milan-Barcelona

 Statistika

Milan-Barcelona

13 ndeshje: 3F, 4B, 6 H

 Arsenal-Bajern

4 ndeshje: 1F, 1B, 2 H

 Porto-Malaga

Asnjë ndeshje

 Gallatasaraji-Shalke 04

Asnjë ndeshje    

Real Madrid-Mançester Junaitid

8 ndeshje:  3F, 3B, 2 H

 Shahktar Dontesk-Borusia Dortmund

2 ndeshje: 0 F, 0B, 2 H

 Valencia-PSG

4 ndeshje: 1F, 1B, 2H

   Çelsi

Skuadra angleze është kampionia në fuqi, por ajo e eliminua në fazën e grupeve.

 Datat e ndeshjeve

Ndeshjet e para të këtij turi do të luhen më 12-13 shkurt dhe 19-20 shkurt.

 Finalja në “Uembli”

Ndeshja finale do të luhet në stadiumin “Uembli” të Londrës, më 25 maj.

 Reagimet pas shortit

 Ferguson: “Po porosis një verë të mirë për Murinjon”

 Të gjitha klubet pjesëmarrëse në raundin e një të tetave reaguan pas hedhjes së shortit dhe njohjes së kundështarëve.

 Real Madrid-Mançester Junaitid

Butragenjo (Real Madrid): “Mendoj se, tifozët do të jenë shumë të lumtur me këtë përplasje, sepse është shumë tërheqëse, një përvojë emocionuese për të gjithë. Mançester Junajtid nuk ka vetëm një ekip të madh, një prej klubeve më prestigjioze në botë”.

 Ferguson (Mançester): “Kjo është ndeshja më e fortë e raundit të parë. Është një mundësi e madhe për tifozët tanë të shikojnë sërish Kristianon dhe gjithashtu për mua të takoj Zhoze Murinjon. Kam nevojë të porosis një verë të mirë”.

 Milan-Barcelona

Alegri (Milan): “Jam i zhgënjyer: Na ra kundërshtari më i fortë në botë, Barcelona. Do të provojmë me të gjitha mënyrat për të kaluar turin, duke shpresuar se do të jemi më me fat se sa viti i kaluar. Jemi ndeshur katër herë brenda vitit”.

 Pyjol (Barcelona): “Jam shumë i lumtur me kundërshtarin që na ra në Ligën e Kampioneve. Jam i lumtur jo se, Milani është më i dobët se vjet, por se gjithmonë, ndaj tyre kemi zhvilluar lojëra shumë mbresëlënëse”.

 Arsenal-Bajern Munih

Rumenige (Bajern): “E dimë se Arsenali ka një skuadër shumë të mire. Dikush mund ta konsiderojë një short të mirë, por unë dua të theksoj faktin se, është shumë e vështirë për të luajtur kundër Arsenalit. Nuk do të jetë e lehtë për ne, ju siguroj”.

 Venger (Arsenal): “Klubet gjermane kanë bëra hapa të mëdhenj gjatë viteve të fundit. Gjëja më e mirë ishte fakti që, shmangëm Barcelonën, askush nuk dëshironte të luante kundër tyre. Shanset tona kundër Bajernit janë të barabarta”.

 Shahktar-Borusia Dortmund

Vacke (B.Dortmund): “Shakhtari nuk ishte kundërshtari ynë i preferuar. Ky kundërshtar përbën një detyrë të vështirë, por ne do të vijojmë të luajmë siç bëmë në ndeshjet e fazës së grupeve. Mund të kishim një short më të mirë”.

 Luçesku (Shahktar): “Kemi disa esperienca të mira kundër ekipeve gjetamne, përfshirë Shtutgartin, Shalken dhe Verderin. Por, Dortmundi fitoi grupin më të fuqishëm në këtë sezon dhe kjo të mjafton të krijosh një ide se sa të mirë janë”.

  Sëlltik-Juventus

Nedved (Juventus): “Teknikisht, kemi diçka më shumë, por mund të kishte më keq për ne. Sëlltiku, megjithatë, është një kundërshtar që meriton gjithë respektin. Skocezët ishin të vetmit që e mundën Barcelonën dhe, si të gjithë të tjerët”.

 Lenon (Sëlltik): “Juventusi është një nga ekipet më të mëdha e më tradicionale evropiane, ndaj sa i takon kualifikimit do të jetë e vështirë. Por, duke ditur se mund të kishim pasur përballë edhe ekipe të tjera, po aq të vështira, duhet të shikojmë përpara”.

 Valencia-PSG

 Giner (Valencia): “Jemi këtu pasi jemi ndër 16 më të mirët e Europës dhe që jemi në një formë të mirë.  PSG-ja është një rival i vështirë, ashtu si gjithë të tjerët. Duhet të jemi të kënaqur me shortin. Shpresojmë që, të kualifikohemi”.

 Leonardo (PSG): “Fatmirësisht evituam përplasjen me Real Madridin, që ishte rreziku më i madh. Edhe Valencia është një fushë e vështirë, ka një audiencë të ngrohtë. Me të vërtetë besoj se kemi një mundësi të mirë për të ecur përpara”

 LIGA E EUROPËS

 Cana kundër Xhakës, Balaj kundër Çelsit

  Liga Europës zbardhi shortin e fazës së 1/32-ve si dhe përballjet e mundshme të 1/16-ve. Çelsi do të fillojë aventurën për t’u bërë ekipi i katërt që i ka fituar të tre kompeticionet e mëdha europiane për klube kur të luajë kundër Spartës së Pragës, ndërkohë që me ekipin çek aktivizohet sulmuesi shkodran Bekim Balaj. “Blutë” e Londrës do të kërkojnë të ngushëllojnë veten, pasi u bënë ekipi i parë fitues i Ligës së Kampioneve që, eliminohen qysh në fazën e grupeve. Ka disa përballje që spikasin në Ligën e Europës, kompeticion ku aktivizohen pesë lojtarë shqiptarë: Lorik Cana, Bekim Balaj, Granit Xhaka, Valon Berhami dhe Blerim Xhemaili. Kështu, në sfidën midis gjermanëve të Borusia Mënshengladbahut dhe italianëve të Lacios do të kemi edhe një duel shqiptarësh nga Kosova: Granit Xhakës dhe Lorik Canës. Fituesit në fuqi të këtij kompeticioni, spanjollët e Atletiko Madridit do të ketë punë me Rubin Kazan të Rusisë, që ka ditur të befasojë edhe Barcelonën në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve. Ndërkaq, skuadra tjetër me emër, që zhgënjeu në Ligën e Kampionëve, Çelsi, do të ndeshet me Spartën e Pragës, ku aktivizohet shqiptari Bekim Bala. Në dukje, blutë e Londrës, të udhëhequr nga Rafa Benitez, duket se do të kenë një punë të lehtë. Një ballafaqim tepër interesante pritet të jetë edhe ai mes Totenhemit anglez dhe Lionit francez. Napoli i Valon Behramit e Blerim Xhemajlit, po ashtu, nuk besohet ta ketë shumë të vështirë ndaj çekëve të Plzen.

LIGA E EUROPËS

 Shorti i 1/32

 BATE (Bjellorus)-Fenerbahçe(Turqi)

Inter (Itali)-Kluzh (Rumani)

Levante(Spanjë)-Olimpiakos(Greqi)

Zenit (Rusi)-Liverpul(Angli)

Dinamo Kiev (Ukrainë)-Bordo (Francë)

B.Leverkuzen (Gjermani)-Benfika (Portugali)

Njukasëll (Angli)-Metalist (Urahinë)

Shtutgard (Gjermani)-Genk (Belgjikë)

Atletiko (Spanjë)-Rubin (Rusi)

Ajaks (Holandë)-Steaua (Rumani)

Bazel (Zvicër)-Dnipro (Ukrainë)

Anzhi(Rusi)-Hanover(Gjermani)

Sparta Pragë (Çeki)-Çelsi (Angli)

B.Mënshgladbah (Gjermani)-Lacio (Itali)

Totenhem (Angli)-Lion (Francë)

Napoli (Itali)-V.Plzen (Çeki)

Shorti i 1/16

 Napoli/Plzen-BATE/Fenerbahçe

Leverkuzen/Benfika-D.Kiev/Bordo

Anzhi/Hannover-Njukasëll/Metalist

Shtutgard/Genk-Mënshengladbah/Lacio

Totenhem/Lion-Inter/Kluzh

Levante/Olimpiakos-Atletiko/Rubin

Bazel/Dnipro-Zenit/Liverpul

Ajaks/Steaua-Sparta Pragë/Çelsi

 Atletiko e Madridit

 Klubi spanjoll është kampioni në fuqi i Ligës së Europës. Madje Atletiko Madrid është dhe fituesja e Super Kupës së UEFA-s, kur mundi 3-0 Çelsin në finale.

 Datat e ndeshjeve

 Ndeshjet e 1/32-ve të Ligës së Europës do të luhen, më 14 shkurt dhe 21 shkurt 2013. Ndeshjet e fazës së 1/16-ve do të zhhvillohen, më 7 mars dhe 14 mars 2013.

 Finalja në Amsterdam

 Finalja e Ligës së Europës do të zhvillohet në Amsterdam të Holandës. Ndeshja është programuar të luhet, më 15 maj 2013, në “Amsterdam Arena”, 51 800 vende.