Barcelona dënohet për flamurin katalonas

562
Komisioni Disiplinor i UEFA-s ka dënuar Barcelonën me 30 mijë euro, pasi që tifozët e saj gjatë finales së ndeshjes në Ligën e Kampionëve kanë shfaqur flamurin e Katalonisë. Gjatë kësaj ndeshjeje më 6 qershor në Berlin, tifozët e Barcelonës kanë shfaqur në Stadiumin Olimpik flamurin katalonas dhe në këtë mënyrë kanë mbështetur shkëputjen e këtij regjioni nga Spanja. Në ndeshjet që organizon UEFA ndalon flamujt dhe gjestet politike, fetare dhe fyese. Barcelona në finalen e Ligës së Kampionëve ka fituar ndaj Juventusit me rezultat 3:1 duke fituar për herë të pestë këtë titull të Kampionatit Evropian.
Sigal