Barcelona bën gati ofertën për lojtarin e Real Madrid

501
E përditshmja spanjolle Mundo Deportivo muajin e kaluar shkroi se Barcelona po i kushtonte vëmendje të veçantë të ardhmes së Isco Alcorcon, i cili përfundon kontratën me Real Madrid më 30 korrik 2018 dhe që ende nuk e ka rinovuar.
Por tashmë sipas gazetës spanjolle, oferta e klubit katalanas është zyrtare madje e përshkruar edhe në detaje: 20 milionë plus bonuset. Mesfushori spanjoll tashmë e di ofertën por nuk është prononcuar për mediat.

Megjithatë nëse vendos të shkojë tek rivalët e përjetshëm të Real Madrid, situata në të cilën ish-lojtari i Malagas do të kalojë nuk do të jetë aspak e lehtë.
Sigal