Barcelona apo Atletico? Griezman mban premtimin, merr vendimin për të ardhmen para Botërorit

579
Sigal

Në konferencën për shtyp që do të mbahet sot pasdite te kombëtarja e Francës futbollisti Antoine Griezman do të tregojë për vendimin e tij sa i takon të ardhmes në rang klubesh.

Ashtu siç pati lajmëruar më herët 26-vjeçari do shujë njëherë e përgjithmonë zërat e merkatos. Për Griezman është folur shumë që gjatë muajve të kaluar ka arritur një marrëveshje me Barcelonën, me katalanasit të cilët do paguanin klauzolën 100 mln euro te Atletico.

Gjithsesi këta të fundit nuk u dorëzuar dhe ndërmorën një mision si klub, duke i ofruar futbollistit të bëhet lojtari më i paguar te ‘el colchoneros’ si dhe duke i premtuar atij se në merkaton e verës do të bëhen afrime të bujshme.

Pak orë para se të njoftojë vetë futbollisti, kanali francez “Canal + France” pretendon se vendimi është marrë. Ky burim raporton se Griezman do të qëndrojë te Atletico duke sfumuar ofertën e Barcelonës por edhe të Manchester United, që së fundmi kishte kishte rizgjuar interesimin për futbollistin.