Barazim pa vlera, Kukësi “peshkon” një Partizan të lodhur

512
Nisur nga emrat që kanë dy skuadrat e sfidës në mbrëmjen e djeshme, Partizani e Kukësi, mendohej se kampioniët dhe nënkapionët e sezonit të kaluar, do të na prodhonin një ndeshje kampionësh. Shumëkush që e ka parë me këtë sy takimin, natyrisht që është ndjerrë i zhgënjyer. Dhe jo vetëm se nuk pati gola, sepse kjo mund të ishte njera nga mëngësitë që shfaqën skuadrat në finalizimet e tyre, por se aty në ato 90 minuta, nuk ra “erë” lojë. Nëse do të krahasoonim këtë ndeshej, me atë që luajti Kamza ndaj Skënderbeut, kamzalinjtë si pritës, ishin më lart se Partizani, sepse si debutues kishin përballë Skënderbeun. Nuk ndodhi kështu me Partizanin, i cili në dukje mundet të jetë i kënaqur me pikën, por në brendësi të kësaj skuadre ende nuk ka futboll për synimet e sezonit. Mandej, në skuadrën e kuqe është blerja më e shtrenjtë në historinë e futbollit shqiptar, pikërisht Edgar Çani, i cili realisht dje e shetiti fanellën në fushën e lojës në 71 minutat që u aktivizua. Nëse i referohemi kronikës së lojës, të dyja skuadrat krijuan raste, madje edhe mundësi shënimi, por goli nuk erdhi, sepse nuk mundet ta kërkosh me penallti stimuluese, nuk mundet të kërkosh më shumë nga gjyqtari, kur në sytë e tij nukj ke dhënë as 50% të faullit. Në kronikën e 45 minutave të para, lexohet qartë pasakëtsia në gjuajtje nga futbollistët e Partizanit, ndërkohë që në këtë hapësirë loje, Kukësi pak u “inatos” me portën e Alban Hoxhës. Ndoshta u mendua se pjesa e dytë do të sillte prekjen e rrjetës, dhe Çani për Partizanin sikur e afroi me simulimin që bëri në minutën e 65-të, por Hallaçi u tregua kapiten në ndërhyrje. Më pas, loja më shumë u luajt në sektorët e mesit të fushës, me pasime të shkurtra dhe të kudesshme, duke menduar se befasia do të ishte arma e fundit për të gjetur rezultatin. Dhe këtë nuk e arritës, si Partizani ashtu edhe Kukësi, sepse Sukaj dhe Bakaj e larguan portën nga këndvështrimi i tyre. Dhe kështu u mbyll kjo sfidë, ku barazimi nuk i vlente më shumë Partizanit dhe më pak Kukësit. Sepse do të udhëtojë në Korçë Partizani të shtunën, ku e pret Skënderbeu, ndërsa Kukësi e ka më të lehtë këtë javë të tretë, sepse do të presë në fushën e tij Laçin. Kështu u mbyll kjo mbrëmje e futbollit të Kategorisë Superiore, me një 0-0 që nuk la imazhin, të cilin historia e këtyre dy skuadrave ka krijuar ndër vite. Duke qenë java e dytë, mundet që vlerat e seicilit lojtar, dhe të çdo skuadra, të vijnë në rritje. Java e tretë mundet të jetë një provë e mirë për gjithçka që është bërë në përgatitjet e këtyre skuadrave për këtë sezon.
Duke qenë java e dytë, mundet që vlerat e seicilit lojtar, dhe të çdo skuadra, të vijnë në rritje. Java e tretë mundet të jetë një provë e mirë për gjithçka që është bërë në përgatitjet e këtyre skuadrave për këtë sezon
Sigal