Barazim në Real-Mançester, anglezët triumfojnë me penallti. Shtatë gabime nga pika e bardhë

691
Reali i Madridit dhe Mançester Junajtid janë ndarë në një barazim 1-1 gjatë 90 minutave të kohës së rregullt të miqësores së vlefshme për turneun ICC, e zhvilluar në SHBA. Pas barazimit në lojë, anglezët triumfuan 1-2 gjatë goditjes së penalltive teksa u shënuan vetëm 3 nga 10 tentativa.
Lingard kaloi skuadrën e Zhoze Murinjos në avantazh në minutën e parë shtesë të pjesës së parë, por në minutën e 69 ishte Kasemiro ai që ktheu baraspeshën në rezultat. Të dy trajnerët, si Zidan edhe Murinjo, provuan thuajse të gjithë lojtarët që kishin në dispozicion.

Gjatë gjuajtjeve të penalltive, Mkhitarjan dhe Blind u treguan të saktë për Mançesterin, ndërsa vetëm Kezada shënoi për Realin.
Sigal