Barazim i fortë, “Niko Dovana” nuk nxjerr fitues në Partizani-Skënderbeu

507
Sigal

Ndeshja e fundit e Superligës nuk dha gola, si rezultat renditja nuk ndryshon, duke lënë Tiranën dhe Kukësin të “pa shqetësuara”

Edhe pse Skënderbeu ishte ankuar në lidhje me zgjedhjen e Partizanit se pse vendosi që ta luante takimin në Durrës, ku fusha ishte e keqe, kjo gjë nuk ndikoi aspak tek të dy skuadrat, ku u vu re një barazi e plotë, që nga loja e deri tek rezultati. Në takimin e djeshëm, të dy ekipet patën rastin që të shfrytëzonin më së miri “rrëshqitjen” e Kukësit, por një gjë e tillë nuk ndodhi, duke vazhduar përsëri që të rrinë në të njëjtin nivel pikësh. Ndeshja ishte shumë e fortë, ku u shkaktuan shumë faulle, nga të dy skuadrat, ku vlen të përmendet që vetëm në 30 minutat e para janë sinjalizuar nga arbitri plot 20 faulle, çka solli edhe ndërprerjen e shpeshtë të ndeshjes.

Pjesa e parë: Takimi nisi më vrullshëm për skuadrën e Partizanit që provuan më shumë në drejtim të portës, por pa arritur që të gjenin rrjetën. Një lojë e kontrolluar mirë nga të zotët e shtëpisë “pa shtëpi”, por pa arritur dot që të tregoheshin të qartë para porte. Në të njëjtin ritëm luan edhe Skënderbeu që provon të gjejë golin, por e ka të vështirë përballë një mbrojtjeje të organizuar të “demave” ndërkohë që edhe portieri Hoxha bën detyrën e tij.

Pjesa e dytë: Në këtë pjesë, Skënderbeu futet me tjetër ritëm, ku nuk shfrytëzojnë disa raste shumë të mira për gol, pak nga mbrojtja e Partizanit pak edhe nga mungesa e saktësisë së tyre, ku vlen të përmendet rasti i Nimagës që i vetëm përballë Alban Hoxhës nuk arrin të shënojë, duke u ngatërruar me plot kuptimin e fjalës, me këmbët e veta. Pasi kalojnë minutat, Partizani “merr zemër” dhe krijon raste, por që shpërdorohen nga lojtarët. Ndërkohë sa më shumë shkohet drejt fundit, aq më shumë kuptohet se si do të ndahet ky takim. Ekipet luajtën në mënyrë shumë të kujdesshme, pa lëshuar “pe” në mesfushë, ku u luajt edhe pjesa kryesore e takimit.

“Goli”: Goli i vetëm i takimit, i shënuar nga Skënderbeu, nuk ishte gol. Një episod i tillë ka ndodhur në minutën e 65-të ku Radas shënon pas një goditje këndi, por që nuk quhet i rregullt nga arbitri pasi ishte ndaluar loja më përpara për faull brenda zonës

Kartoni i gabuar: Një ngatërresë e vogël që do t’i kushtojë takimin e ardhshëm ka ndodhur për Mazrekaj që u ndëshkua me karton të verdhë për një faull që në fakt e shkaktoi Cuculi. Ky ndëshkim do t’i kushtojë ndeshjen me Kukësin Mazrekajt, që për plotësoi kështu numrin e kartonëve të verdhë.

Java e ardhshme e Superligës do të jetë përsëri një provë e fortë për Partizanin që tani do të drejtohet për në verilindje për tu takuar me Kukësin. Një ndeshje e fortë për të dyja, ku sigurisht “demat” kërkojnë përsëritjen e asaj fitoreje në Kukës në fazën e parë. Ndërkohë që java e 22-të rezervon tjetër ndeshje të fortë, të paktën në emër, ku Flamurtari do të presë në shtëpi Vllazninë, që aktualisht ndodhet në një gjendje jo aq të mirë si ekip, pas 3 humbjeve të fazës së tretë, duke shtuar edhe humbjen në Kupë. Nga ana tjetër, Flamurtari kërkon që të rregullojë “bilancin” dhe duket se Vllaznia është “preja” e duhur, nisur vetëm nga forma e saj, pasi në fazën e parë kujtojmë që vlonjatët humbën dy pikë shumë të vlefshme në stadiumin e tyre ndaj shkodranëve.

Tifozët korçarë

Nuk filloi pa probleme ndeshja për tifozët e Skënderbeut, pasi nisur nga moti i keq që ka pushtuar vendin nuk kanë mundur të jenë pjesë e ndeshjes në mënyrë të drejtpërdrejtë, duke mos udhëtuar drejt Elbasanit për të qenë në stadium. Në fakt, më shumë kjo situatë u cilësua si anashkalim i klubit korçar, të paktën sipas tifozëve, pasi nuk u ishte vënë nga klubi autobusi falas. Sipas tifozëve, klubi vetëm sa nxori pretendimin e kohës së keqe, pasi në fakt një gjë e tillë

  SKUADRA ND F B H P
1 Tirana 21 13 5 3 44
2 Kukësi 21 14 2 5 44
3 Skënderbeu 21 12 5 4 41
4 Partizani 21 12 5 4 41
5 Laçi 21 8 8 5 32
6 Flamurtari 21 7 7 7 28
7 Vllaznia 21 8 2 11 23
8 Teuta 21 6 1 14 19
9 Elbasani 21 4 0 17 12
10 Apolonia 21 2 3 16 9

Rezultatet e javës së 21-të

Laçi 2-1 Kukësi

Elbasani 1-0 Teuta

Flamurtari 1-0 Apolonia

Vllaznia 0-1 Tirana

Partizani 0-0 Skënderbeu

Komisioni i Etikës rimblidhet përsëri sot, priten zhvillime të reja

 Duket se futbolli shqiptar, kohët e fundit, nuk ka rehati sa i përket rregullave, duke i shkelur me këmbë sipas dëshirës, që nga klubet e deri tek tifozët, ku vetëm dy ditë më parë u vu re përsëri një shfaqje e tepruar e tifozëve në shkallët e stadiumit, që duket se synimi i tyre nuk është për të mbështetur skuadrën por për të shpallur “luftë” ndaj njëri-tjetrit. Nisur nga këto “zhvillime”, duket se çdo shkallë drejtësie e FSHF do të jetë e zënë kohët e fundit, ku pikërisht sot zë vend edhe seanca e katërt e shqyrtimit të çështjes së turpit në lidhje me paracaktimin e rezultateve në Superligën tonë të futbollit. Edhe pse deri më tani janë zhvilluar tre seanca, asnjëra prej tyre nuk ka arritur në ndonjë zhvillim të qartë, ku vetëm shtohej numri i ekipeve që ndodhen nën “hetim”, ku së fundmi edhe takimi mes Skënderbeut dhe Elbasanit do të bëjë pjesë në listën e zezë, ndërkohë që vetëm Tirana dhe Apolonia nuk janë përfshirë. Mbledhja e sotme pritet, të paktën, të hedhë më shumë dritë në këtë situatë, ku edhe pse kanë kaluar tre javë çdo gjë vazhdon të funksionojë si më përpara, siç duket deri në dhënien e një vendimi. Takimi më i diskutuar i gjithë kësaj situate, Flamurtari-Teuta, ishte pikënisja e një reagimi të madh në mbarë opinionin sportiv, që pritet të vazhdojë edhe pas arritjes në një përfundim nga ana e Komisionit, që shpresohet të jetë sot, me gjithë dosjet e shumta që kanë për të shqyrtuar.

Skandali i basteve në Itali, vazhdon hetimi për Konten

 Vazhdon vala e hetimeve për trukimet e ndeshjeve edhe në Itali, ku i përfshirë është edhe trajneri në detyrë i Italisë, Antonio Konte. Në këtë vazhdë të re hetimesh, janë të përfshirë 130 persona dhe në hetimet e mëtejshme pritet që të zbulohen fakte të reja. Konte nuk është hera e parë që përfshihet në këto hetime, ku kujtojmë që gjatë kohës që drejtonte Sienën në Serie B u përfol se ka trukuar ndeshje dhe edhe ky hetim aktual ka të njëjtën bazë. Aktualisht Konte po përflitet se mund të lërë drejtimin e Italisë për tu ulur tek stoli i Milanit.