“Ballist” Morina lë Beogradin, transferohet në një burg italian

661
Tifozi shqiptar Ismail Morina, i cili tashmë njihet si “Ballist” Morina, e ka gjetur mënyrën për të shpëtuar nga ekstradimi në Beograd, ku akuzohet për nxitje të hidhërimit mes popujve. Të dielën ai është transferuar në një burg në Itali, ku do të vazhdojë gjykimi për të fituar pafajësinë. Avokati i tij ka mundur të gjejë këtë zgjidhje, duke hedhur poshtë kërkesën për azil në Kroaci, dhe Italia është vendi ku Ismail Morina është rezident prej shumë vitesh në mënyrë të ligjshme, së bashku me familjen e tij. “Ballisti” qëndronte në burgun e Zagrebit që nga 10 qershori i vitit 2017, kur policia kroate zbatoi një kërkesë për arrestim, lëshuar nga shteti serb.
Sigal