Bale-Real Madrid “luftë” totale, Perez negocion me Man.City

666
Sigal

Gareth Bale as që ka ndërmend të qëndroj në Madrid, shfrytëzon çdo mundësi për tu larguar nga kryeqyteti spanjoll, qoftë dhe për një lojë golfi pasi për futboll as që bëhet fjalë. Sulmuesi uellsian ka afro një muaj që nuk aktivizohet, marrëdhënia e tij me trajneri Zidane është zero, një krisje totale e cila nuk mund të riparohet më.

As

Bale nuk është grumbulluar as në sfidën e radhës në Champions kundër Gallatasarit, zyrtarisht për probleme fizike, por Bale sipas të përditshmes spanjolle “AS” mund të udhëtoj drejtë Uellsit por të luajtur me përfaqësuesen e tij, një tjetër fakt që e largon atë nga Madridi. Sipas mediave britanike, e ardhmja e Bale pritet të jetë në Premier League ku disa skuadra kanë shfaqur interes për shërbimet e tij.

Sterling Bale

Sipas “Sky Sport UK”, presidenti Perez i ka ofruar kartonin e Bale, Man.City. Perez kërkon të nxjerr diçka nga shitja e Bale, por në këtë rast mëngjarashi është pjesës së paketës për të transferuar Raheem Sterling në Madrid. Emisarë të klubit spanjoll do të jenë të pranishëm për të ndjekur nga pranë futbollistin britanik për të përpiluar në fund ofertën zyrtare. Gjithnjë sipas “Sky Sport UK”, Reali ofron jo vetëm kartonin e Bale por dhe 80 milion euro kesh.