Balaj ka një mesazh për shqiptarët para ndeshjes përballë Serbisë

417
Në prag të ndeshjes së kthimit me Serbinë, një nga heronjtë e Beogradit, Bekim Balaj ka komentuar sfidën me dëshirën për të siguruar një fitore që do të kishte vlerë dyfishe, pasi do të siguronte me shumë mundësi edhe kualifikimin në kampionatin Europian. “Ndeshja e madhe po afron…
Synimi madhor është fitorja. Të jemi të gjithë së bashku për këtë qëllimin final.
Askush të mos harrojë që më tepër se fitorja dhe kualifikimi ne Europian nuk na duhet asgjë tjetër, prandaj le të bëjmë më të mirën tonë që zemrat e miliona shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit të rrahin fort, fort si asnjëherë tjetër”shprehet Balaj.
Goditja me karrige në kokë e lojtarit shkodran në Serbi nga tifozët në fushë bëri xhiron e botës, ndërsa u përdor edhe nga CAS si argument në vendimin pro Shqipërisë.
Sigal