Baku 2015, paraqitje pozitive për atletët tanë Gega e Smajlaj marrin medalje argjendi

509
Atletja shqiptare Luiza Gega ka fituar sot medaljen e argjendtë në garën e 800 metrave, në Lojërat Olimpike Europiane “Baku 2015”. Gega ka arritur të pozicionohet e dyta në garën 800 metra (për 2 minuta, 2 seconda e 36 të qintat ), pas atletes nga Luksemburgu e cila ka qenë më e shpejtë. Një rezultat i kënaqshëm nga atletja shqiptare, ndërkohë që pret një rezultat më të mirë në garën 1500 metra.
Atleti shqiptar Izmir Smajlaj ka marrë medalje argjendi në kërcim së gjati. Shkodrani ka kërcyer 7.52 cm në provën e tij më të mirë. 
Sigal