Bajerni vë kurorë, feston titullin me goleadë 3 javë nga fundi

81
27 herë kampionët e Bundesligës tani kanë 73 pikë, dhjetë më shumë se Lajpcigu kur kanë mbetur vetëm tri ndeshje deri në fund të kampionatit.

Titulli i pestë radhazi vjen si një ngushëllim për skuadrën e Karlo Ançelotit, që brenda një jave pa të eliminohej nga Liga e Kampioneve dhe Kupa e Gjermanisë.

Sa për kronikë, goleadën ndaj Volfsburgut e vulosën dopieta e Levandovskit dhe finalizimet e Alabës, Robenit, Mylerit dhe Kimishit.

Ndërkohë, më herët gjatë ditës u luajtën edhe ndeshjet e tjera të javës së 31-të të Bundesligës, të cilat dhanë këto rezultate:

Mainc 1 – 2 Borusia Mënshengladbah
Darmshtad 3 – 0 Fraiburg
Borusia Dortmund 0 – 0 Këln
Lajpcig 0 – 0 Ingolshtad
Verder Bremen 2 – 0 Herta Berlin