Bajern shkarkon Ancelottin, italiani ikën pas disfatës ndaj PSG

573
Bajern Mynih ka shkarkuar trajnerin italian Carlo Ancelotti pas humbjes 3-0 në Paris ndaj PSG-së.Disfata e një mbrëmje tmerri ndaj PSG ka rezultuar fatale për teknikun.

58 vjeçari është shkarkuar nga stoli i bavarezëve pas një mbledhje të gjatë të drejtuesve të klubit, të cilët bënë një analizë të detajuar në lidhje me situatën që Bajerni ndodhej.

Nuk ishte vetëm ndeshja në Champions league, por edhe disa rezultate në Bundesligën gjermane që bënë që bordi gjerman të merrte vendimin ekstrem.

Aq më shumë që loja e kampionëve të Gjermanisë nuk ka bindur në këtë sezon.

Mediat gjermane raportojnë se zëvendësuesi i Ançelotit në stolin e skuadrës gjermane pritet të jetë trajneri aktual i Liverpoolit, Jurgen Klopp.

Emri i tij është duke u lakuar së fundmi në ambientet e klubit.

“Si zëvendësues të Ançelotit në sezonin 2018-2019, Bajernit i nevojitet një personalitet që di si të menaxhojë yjet dhe talentet e reja që ka në strukturë kjo skuadër, shumë pasion dhe ide për lojën”, lexohet në shkrimin e të përditshmes “Bild”.

Por Klopp ka kontratë me Liverpoolin dhe nuk dihet që mund të zhvendoset sërish në Gjermani

Per momentin Uili Sanjol do të jetë trajneri i përkohshëm i ekipit deri në emërimin e një tekniku të ri.
Sigal