Babai i Messit në burg për evazion fiskal

441
Një vit e gjysmë burg për të atin e Lionel Mesit. Kjo është kërkesa që ka depozituar në gjykatë Prokuroria e Barcelonës, pas hetimeve të kryera për evazionin fiskal që shkon në 4 milionë euro. Gjithçka lidhet me administrimin e të drejtave të imazhit të Messit, por vetë futbollisti i Barcelonës nuk është akuzuar, për shkak të moshës së vogël dhe faktit që nuk merrej personalisht me të drejtat e imazhit. Të drejtat e imazhit të tij janë administruar nga babai i tij, Jorge Horacio Messi, i cili tashmë rrezikon shumë, për shkak të mospagesës së taksave në vitet 2007, 2008 e 2009.
Sigal