Autogoli në Botëror i kushtoi jetën, arrestohet pas 24 vitesh urdhëruesi i vrasjes

613
Padiskutim ka mbetur në memorien e tifozëve si një nga ngjarjet me të rënda në botën e futbollit. Bëhet fjalë për mbrojtësin e vrarë të Kolumbisë në vitin 1994, Andreas Escobar, saktësisht 5 ditë pas autogolit që e eliminoi kombëtaren nga Botërori.
Deri më sot ngjarja kishte mbetur pa autor, pasi në atë kohë kërcënimet ndaj futbollistëve të Kolumbisë ishte kthyer ne modë. Jo vetëm Escobar, por edhe mjaft shokë të tij ishin kërcënuar me jetë pas humbjes së parë të pësuar në Botëror kundër Bullgarisë, ndërsa më pas në takimin kundër SHBA situata arriti kulmin.
27-vjeçari Escobar kohë u qëllua me 3 plumba pistolete pas shpine menjëherë sapo ishte kthyer në shtëpi, duke humbur jetën. Vetëm sot, pasi gati 24 vitesh për vrasjen në fjalë është vënë në pranga një person. Ai është Santiago Gallon Henao, një trafikant droge, i cili dyshohet se ka dhënë edhe urdhrin për vrasjen e mbrojtësit të Kolumbisë që pak ditë para se të vritej kishte marrë edhe një ofertë nga kuqezinjtë e Milan.
Ngjarja në fjalë do të mbetet e shënuar përjetësisht në futboll, pasi Andreas Escobar është i pari dhe i fundit që humbi jetën për shkak të një autogoli.
Sigal