Australia kundër Perusë, me mendjen në Luzhniki

449
Sigal

Nisin sfidat e fundit të Grupit C dhe Australia kërkon fitoren ndaj Perusë për të mbajtur shpresën për kualifikim deri në fund. Natyrisht përvec fitores së tyre, australianët kanë nevojë edhe për një humbje të Danimarkës në Luzhniki përballë Francës.

Në Fisht stadium, tekniku Van Marwijk i beson përsëri qendrës së Premier League Mooy dhe Jedinak, me mesfushorin e Aston Villës autor të dy golave në Botëror. Nuk ka surpriza tekniku hollandez, që rreshtohet i kujdesshëm me Rogic pas shpinës së Juric.

Peruja, pa pikë në dy ndeshje, kërkon golin e parë dhe fitoren e parë në Rusi 2018. Skuadra e Ricardo Garecas ka zhvilluar lojëra të mira dhe 4-2-3-1 me Guerreron në majën e sulmit do të kërkojë të përsëritet edhe në sfidën e fundit të grupit.