Atmosferë në stadiumin “Rheinpark Stadion”, Shqipëria përballet sonte me Lihtenshtajnin

469
Sigal

Gazeta Telegraf/



Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë sonte ndaj Lihtenshtejnit në
orën 20:45. Kjo ndeshje do të luhet në Lihtenshtajn në qytetin Vaduz.Ndërsa një
pjesë e mirë e tifozëve kosovarë ndodhen në Shkodër për të mbështetur ekipin e
tyre ndaj Kroacisë, ka edhe nga ata që kanë udhëtuar drejt Lihtenshtejnit.Grupi
i tifozëve më të famshëm i Prishtinës, “Plisat” kanë krijuar një atmosferë
shumë të bukur në kryeqytetin e Lihtenshtejnit, në Vaduz ku kanë ngritur
flamurin kuqezi me mbishkrimin e tifo-grupit të tyre.Pritet që atmosfera sot të
jetë e zjarrtë në stadiumin “Rheinpark Stadion”, teksa do të ketë një numër të
madh tifozësh që kanë udhëtuar për të mbështetur djemtë e Kombëtares.Xhani De Biazi
ka vendosur që të përdorë një formacion ofensiv në ndeshjen kundër
Lihtenshtejnit, duke ditur edhe presionin që ka kjo ndeshje për t’u fituar nga
ana e Shqipërisë.Prej futbollistëve që janë të padiskutueshëm nga minuta e parë
në të dyja takimet, si në mbrëmjen e sotme, ashtu edhe kundër Spanjës, do jenë
Etrit Berisha në portë, Elseid Hysaj në krahun e djathtë të mbrojtjes dhe
Mavraj me Gjimshitin në qendër. Ndërkohë, Naser Aliji do jetë në të majtë ndaj
rivalëve të sotëm, duke bërë të mundur që Ansi Agolli të kursejë energjitë për
sfidën e fundjavës, ndaj iberikëve.Në mesfushë do jetë dyshja Kukeli-­Abrashi,
me Ledian Memushajn, Ergys Kaçen dhe Taulant Xhakën në stol. Ndërsa, para tyre
do jetë një treshe ofensive, me Odise Roshin në të djathtë, Jahmir Hykën në
qendër dhe Azdren Llullakun në të majtë.Ky i fundit, që aktivizohet në Rumani
me ekipin e Gaz Metan, do numërojë edhe ndeshjen e parë me përfaqësuesen tonë,
ndonëse ishte grumbulluar edhe në të shkuarën. Të tre lojtarët e avancuar në
mesfushë do jenë në mbështetje të shtatlartit Bekim Balaj, që ka treguar një
formë të mirë në Rusi me Terek Groznin.Ai zuri vendin e Armando Sadikut në
formacion, pasi ky i fundit pësoi një dëmtim dhe u detyrua të operohet. Skuadra
pritet të ushtrojë një presion të vazhdueshëm në sulm dhe për këtë arsye
tekniku italian është munduar që të luajë me futbollistët që kanë formën më të
mirë fizike. Ndërkohë, kundër Spanjës, ditën e diel, pritet që të ketë të tjera
ndryshime, si në emra, ashtu edhe në modul.