Atmosferë e elektrizuar në Palermo, Kombëtarja kuqezi niset drejt stadiumit

460
Kur na ndajnë rreth 90 minuta nga fillimi i ndeshjes Shqipëri-Itali, Kombëtarja shqiptare ka lënë hotelin për të shkuar në stadium. Ekipi kuq e zi i shoqëruar nga policia italiane ka hipur në autobus për të shkuar në stadium.
Pavarësisht se jashtë vendit, tifozët shqiptarë e kanë ndjekur nga pas ekipin e tyre të zemrës edhe në Palermo, ku sot do të përballet me Italinë për Kampionatin Botëror të Futbollit, Rusi 2018.
Një atmosferë e jashtëzakonshme e elektrizuese është krijuar jashtë stadiumit, ndërsa tifozët kanë nisur të hyjnë brenda. Kontrolli është mëse normal.
Ndeshja do të luhet sot në orën 20:45 në stadiumin e Palermos, të cilin e zgjodhi ekipi italian për shkak të mbështetjes së madhe. Por, edhe Shqipëria nuk mbetet pas për tifozerinë, të cilës i janë bashkuar edhe arbëreshët duke krijuar një atmosferë super.
Sigal