Atletico pa frena, transferon sulmuesin e Valencias për 60 milionë euro

594
Sigal

Atletico Madrid nuk di të ndalet në merkaton e kësaj vere. Pasi transferuan Joao Felix (126 milionë euro), Marcos Llorente (30 milionë euro), Mario Hermoso (25 milionë euro), Kieran Trippier (22 milionë euro), Felipe (20 milionë euro), Renan Lodi (20 milionë euro), Ivan Saponjic (500 mijë euro) dhe Hector Herrera (parametra zero), tashmë kanë siguruar edhe sulmuesin Rodrigo Moreno.

Image

Los Colchoneros do të paguajnë plotë 60 milionë euro te Valencia për sulmuesin 28-vjeçar. Rodrigo ndiqej prej kohësh edhe nga Napoli dhe Everton. Ai bëhet pjesë e historisë së Atleticos si një nga blerjet më të shtrenjta pas Joao Felix, Lemar, Diego Costës dhe Moratës.

Me ardhjen e tij merkato në hyrje është mbyllur, ndërkohë që klubi spanjoll po punon për shitjen e dy sulmuesve Nicola Kalinic dhe Angel Correa.