Atletico mes favoritëve për të fituar Championsin, ja ekipet më të kuotuara

467
Sigal

Fitorja në duelin e parë ndaj Juventusit, kanë bërë që Atletico Madrid të konsiderohet tashmë si një ndër favoritet për të triumfuar në finalen e 1 qershorit që do të zhvillohet në stadiumin e tyre “Wanda Metropolitano”. Skuadra e Simeones, nga vendi i tetë në listën e ekipeve më të favorizuara, tashmë janë në të 5-in.

Kuota e Los Colchoneros nga 21.67 pas hedhjes së shortit tashmë është përgjysmuar duke shkuar në 10.33. Manchester City shihet si skuadra më e favorizuar me kuotën 3.92, ndërkohë që pas tyre renditet Barcelona (5.33). PSG dhe Real Madrid ndërkohë janë dy skuadrat e tjera që pozicionohen para Atleticos.

Ulen ndërkohë dhe shanset për Juventusin për të triumfuar, pasi kompanitë e basteve nga një prej favoritëve kryesor me kuotën 7.17, tashmë kanë një kuotë sa dyfishi më të lart, duke nënkuptuar më pak shpresë.