Atletico Madrid prezanton zëvendësuesin e Diego Godin

472
Sigal

Pas largimit të Diego Godin, vendi i tij tek Atletico Madrid mbeti bosh dhe spanjollët po kërkonin për zëvendësuesin e tij.

Mesa duket atë e kanë gjetur në kampionatin portugez, ose më saktë tek Porto.

Bëhet fjalë për Felipe, mbrojtësi i cili u ble për shifrën e 20 milionë eurove.

Image

30-vjeçari do të zërë vendin e të larguarit tek Interi, Diego Godin, dhe me eksperiencën e tij pritet t’i ndihmojë shumë spanjollët në arritjen e objektivave.

Felipe luante prej 3 sezonesh në Portugali me Porton, ku ka arritur të zhvillojë 142 ndeshje, dhe ka shënuar 11 gola, që nuk janë pak për një mbrojtës.

Pas largimit të disa prej lojtarëve më të mirë, tani tek Atletico Madrid po punojnë për të zëvendësuar të larguarit, me lojtarë cilësorë.