Atletico Madrid prezanton blerjen më të shtrenjtë

504
Sigal

Talenti i ardhur nga Benfica, Joao Felix, është tashmë edhe zyrtarisht një lojtar i Atleticos së Madridit.

“Xhevahiri” i ri portugez, vetëm 19 vjeç, cilësohet si një nga talentet më premtues në Europë, dhe për të ishin interesuar edhe Manchester City apo Juventusit, por në fund ai zgjodhi Atleticon, me ekipin që arriti ta bindë për vendin e rëndësishëm që do zinte në ekip, pas largimit të Griezman.

Joao Felix u ble nga Benfica për shifrën e 126 milionë eurove, dhe bëhet kështu blerja më e shtrenjtë në historinë e klubit bardhekuq.