Atletico Madrid përgatit 40 milionë euro për yllin e Milanit

530
Sigal

Skuadra e Atletico Madrid është e gatshme t’ia rrëmbejë Milanit yllin e madh të skuadrës.

Milano duhet të sigurojë të ardhura para 30 qershorit, dhe raportohet se ‘kurban’ për këtë do të jetë Suso.

‘Kuq e zinjtë’ janë në mes të një apeli kundër tyre për Fair Play Financiar, por ata po mundohen t’i tregojnë UEFA-s se janë duke bërë punë të mirë.

Sipas ‘SportMediaset’ dhe ‘Corriere dello Sport’, lojtari që pritet të largohet nga ‘San Siro’ është spanjolli Suso.

Image

Atletico Madrid thuhet se janë të gatshëm që të paguajnë 40 milionë euro për të siguruar shërbimet e lojtarit.

Suso kishte kaluar tek Milan në janar të vitit 2015 për vetëm 1.3 milionë euro, dhe këtë verë mund të sjell 40 milionë euro në Milano.