Atletico Madrid kërkon hakmarrje në “Vinsente Calderon”, Simeone e Zidan zbardhin formacionet

555
Sigal

“Kam besim të verbër te lojtarët e mi, koha për hakmarrje”. Kështu është shprehur Diego Simeonë në intervistën para ndeshjes së kthimit të gjysmëfinales së “Champions League” kundër Real Madrid.

Atletico kërkon të hakmerret për atë humbje 3-0 të pësuar një javë më parë në “Santiago Bernabeu” në mënyrë që të mos i shkëpusë lidhjet me trofeun më prestigjioz të kontinentit, por për t’a bërë këtë përballë do ketë Real Madridin, një skuadër që tre vitet e fundit i ka marrë dy herë trofeun në finale.
Megjithëse gjithçka duhet në kufijtë e të pamundurës, në mbështetjen e tifozërisë së zjarrtë në “Vinsente Calderon”, Atletico kërkon të përmbys gjithçka.
Për këtë mision, Simeone i ka besuar kësaj 11-she: Jan Oblak (GK), Diego Godín, Filipe Luís, Koke, Antoine Griezmann, Saúl Ñíguez, Fernando Torres, Yannick Carrasco, Gabi (C), Stefan Savić, José María Giménez.
Real Madrid-Zinedin Zidan: Keylor Navas (GK), Sergio Ramos (C), Raphaël Varane, Cristiano Ronaldo, Toni Kroos, Karim Benzema, Marcelo, Casemiro, Luka Modrić, Isco, Danilo.