Atletico kërkon hakmarrjen në “Bernabeu”, Zidan e Simeone zbardhin formacionet

588
Mbrëmja e sotme rikthen “Uefa Champions League” dhe derbin më të dyluftuar në vitet e fundit, Real Madrid-Atletico Madrid. Dy skuadrat e Madridit gjejnë për herë të tretë brenda katër viteve njëra-tjetrën në kompeticionin më të lavdishëm europian.
Më parë dy skuadrat janë ndeshur në finalet e viteve 2014 dhe 2016 ku fitues kanë dalë “mbretërorët” e Fiorentino Perez.
Simeone kërkon me çdo kusht të hakmerret pasi në mendjen tij hidhërimi nuk është zbehur aspak për dy finalet e humbura ku i kanë mohuar madrilenëve të “vegjël” kupën me ‘veshë të mëdha’.
Për këtë arsye në sfidën e parë që luhet në “Santiago Bernabeu”, argjentinasi “cholo” ka zgjedhur këtë 11-she: Oblak, Filipe Luis, Godín, Saviç, Hernandez, Koke, Gabi, Saul, Karrasko, Grizman, Gameiro.
Ndërsa Zinedin Zidan përgjigjet me: Navas, Karvahal, Serxhio Ramos, Varane, Marselo, Kros, Modriç, Kasemiro, Isko, Ronaldo, Benzema.
Sigal